Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė
 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Publikime       Postime
 

 

 

 

 

 

 

 

Publikime  >>   Gjyshi Valbones - Tiranė, 2009

 

Gjyshi Valbones

 

- Mirėserdhe e dashur Valbona.

- Si tė kam gjyshi

- Mirė jam, braktisa zyrėn dhe tė prisja ty se mė morri malli!

- Mos u mėrzit gjyshi nė qoftė se qaj ndonjė ēikė.

- Jo xhan; vetėm, nė pasqyrė mos u pispillos shumė.

- I thuaj gjyshes dhe mamasė tė mos i zgjasin punėt duke mė bėrė tualetin se unė dua mė shumė tė rri me ty.

E shtunė 8 mars 1975

 

 

 

 

 

Ditė e lumtur, e gėzuar pėr familjen tonė, Liliana na lindi ēupė, ashtu siē e donim tė gjithė, me pėrjashtim tė Pranverės qė e donte djalė. Liliana lindi nė ora 10,22' tė mbrėmjes. Unė nuk dija gjė fare. Asaj i kishin filluar dhimbjet qė nė mėngjes tė 8 Marsit, dhe rreth orės 12 shkoi nė spital. Kur erdha nga puna, nė drekė u ulėm tė hanim, erdhėn e thirėn Nexhmijen, e la bukėn dhe dolli, erdhi pas pak. "Ēfarė ka i them" Oh! thotė "punė jorgani".

Pas pak e thresin prapė, del dhe kthehet. "Kėtė herė i them do tė jetė pėr jastikė". Qeshėm, pasi mbaruam bukėn, me tė dalė Sanua doli dhe Nexhmija pas Sanos. "Moj i them ēfarė kini qė hyni e delni kėshtu". As mė theshnin gjė, por edhe mua nuk mė shkonte nė mėnd, pse e prisnim lindjen nga 15 marsi. Kaloi dita, hėngrėm bukė dhe vamė tė shihnim njė film nė ora 9.30' e lamė, dhe u shtriva, fillova si zakonisht tė lexoja, ishte ora 10 e natės, Nexhmija prapė mė gėnjeu: "Do tė vete tė shoh pak nėnėn mė tha pesė minuta dhe erdha", po erdhi duke kėrcyer, me gjishtra pėrpjetė dhe kėndonte: "Ē'ka kjo thashė me vete mos mė lojti nga mėntė" "Nexhmije ē'ke i them" - Si mor ē'kam tha: "Liliana lindi ēupė, dhe qė tė dyja janė shumė mirė".

Ē'gėzim i pa pėrshkruar pėr mua. E prisja me padurim beben e dashur se edhe u plaka, dua t'i gėzoj edhe kėto vjet qė mė kanė ngelur. Mė dollėn lot nga gėzimi. E pėrqafova Nexhmijen. Kėshtu qė prej orės 10 tė 8 Marsit, ditė e shėnuar pėr gratė na lindi vajza.

Sokoli u bė baba dhe unė gjysh, Nexhmija gjyshe. Erdhi Sokoli, e putha e urova dhe vazhdoi vargu, nėna, Lilua, Sanua, Teuta, Klemi, Pranva. Ē'gėzim i madh! Prisnim telefonin se donim tė dinim peshėn e bebes. Konstandina na lajmėroi: "Bebja ėshtė shumė e bukur, me sy tė zez, tė hapur, me flokė tė zeza, fytyrė rrumbullake, peshon 3.400 kg! Gėzim i madh nė odėn time tė gjumit. Gjyshi rri shtrirė nė krevat "krenar" pėr mbesėn qė i lindi dhe tė tjerėt rinin rreth e rrotull. Atėhere "gjyshi" e zbuloj sekretin dhe tha: "Ēupės po ia vemė emėrin "Valbona". Urra! bėrtitėm tė gjithė tė gėzuar, "pranohet..."

Kėtė emėr tė bukur tė lumit tė kulluar e tė kaltėr qė lind nga bjeshkėt e Malėsisė, e kam aq tė dashur, pse nė brigjet e tij luftoi dhe ra Heroi i popullit, Bajram Curri. Kėtė emėr tė dashur tė njė lumi, ku kanė jetuar dhe kanė luftuar malėsorėt trima kundėr shkelėsve tė atdheut tonė, unė e pėrdora si pseudonimin tim nė kohėn e luftės dhe me kėtė kam firmosur dokumente.

Por, tek po flisnim me njėri-tjetrin nė dhomėn e gjumit, na vjen doktori im, Isuf Kaloja nga materniteti me ēantė nė dorė, ai na uroi dhe kur po e pyesja pėr gjėndjen shėndetėsore tė Lilianės dhe pėr ēupėn, ai tha "Liliana ėshtė shumė mirė dhe ēupa..." dhe fuste dorėn nė ēantė. Unė thashė me vete "Po ky ē'po mė kėrkon nė ēantė" Dr. Isufi nxori njė manjetofon tė vogėl dhe tha "Ja shoku Komandant, dėgjo zėrin e ēupės, qė nė momentin qė ēeli sytė nė kėtė botė". Dhe Valbona po qante, po qante, por ē'zė tė bukur, tė fortė, si zėri i Pranverės. Ē'gėzim i madh, ē'surprizė e papritur. U lumtė Sulo Gradecit dhe Dr. Isufit qė e morėn kėtė inisiativė tė mrekullueshme: "Klithma e parė e fėmijės qė del nga barku i nėnės". Tė tillė peshqesh unė besoj se nuk e ka njeri. E vumė dy tre herė manjetofonin, e vura afėr krevatit nė jastėkun e vogėl timin. Sokoli e mori nė telefon nėnėn e Lilianės dhe i tha "dėgjo mbesėn se po tė pėrshėndet". Ai tha se sonte, kur tė flė dhe nesėr e pasnesėr, sa tė na vijė, do ta hap e do ta dėgjoj qė tė stėrvitem kur tė vijė nė shtėpi. Nexhmija dhe Sokoli po pėrgatiten tė venė nė maternitet mė ora 24 qė tė shohin Lilianėn dhe Valbonėn.

Dy ditė mė parė se tė lindė, pėr tė qeshur, para se tė hanim darkė, i dhashė Lilianės njė abetare tė re dhe i thashė: "Ruaje kėtė dhe kur vajza qė do tė na lindėsh tė vejė nė shkollė, ia jep nga gjyshi, pse unė e kam dashur shumė abetaren kur vajta pėr herė tė parė nė shkollė. Nė kohėn time kishte shumė pak abetare tė shtypura nė Bukuresht dhe me shkronja tė vjetra tė alfabetit tė Stambollit". Sokoli, para se tė vente sonte nė maternitet, ma solli atė abetare e mė tha "Na baba, i shkruaj diēka Lilianės". Dhe unė ua bėra njė dedikasė tė dyve, nėnės dhe babait tė Valbonės sė vogėl.

Mua mė zuri gjumi me "hape", (qetėsues) pse nuk flija dot nga gėzimi. Nė mėngjes herėt mė doli gjumi dhe gjeta letrėn qė mė kish shkruar Nexhmija, pasi u kthye nga spitali: "Tė dyja ishin mirė. Tė na rrojnė sa malet e tė gėzuara ato, Sokoli dhe gjithė tė dashurit e zemrės".

 

E martė 18 mars 1975

Po bėjmė pėrgatitje nė shtėpi pėr tė pritur Lilianėn e dashur dhe beben e shtrenjtė, VALBONĖN. Kjo ēdo gjė e ka gati. Krevati iu bė i bukur, i vumė edhe rrotat e fronit tė gjyshit, kėshtu qė do tė tė ecė "comme sur des roulettes".

U spastrua apartamenti i Sokolit. Ē'do gjė ėshtė gati. Veē nuk na pritet e nesėrmja sa tė na vinė shėndoshė nė shtėpi. E mėrkurė

 

19 mars 1975

Na erdhėn tė dashurat tona, Liliana dhe Valbona. Ē'gėzim i papėrshkruar pėr mua dhe pėr gjithė familjen tonė. Pėr herė tė parė na hyn nė shtėpi vogėlushja jonė e shtrenjtė, vajza e djalit tonė, Sokolit. Sikur na hyn nė shtėpi njė diell i ri, njė zambak i bardhė, i bukur. Nė mėngjez vendosa tė mos veja nė zyrė, por nuk mė ikin orėt, prandaj shkova punova deri mė ora 12, pse mė ora 13 do tė na vinte Valbona. Shkuan e morėn gjyshja, babai i saj dhe hallė Pranvera, dhe nė orėn 13.30 mbėrritėn nga porta e madhe. Doli gjyshi, ai me njė lot nga gėzimi, pėrqafoi Lilianėn dhe mori vogėlushen nė duar. Xhani i gjyshit flinte si shqerrė e vogėl, me leshra tė zeza, me fytyrė rozė. U morėm nė film dhe duke fluturuar nga gėzimi u ngjitėm me ashensor nė studion time. Prapė atje Suloja mė mori nė film. E ēova nė odėn e saj, e vura nė krevatin e bukur qė i bėmė. Atje rrinim e shikonim dhe nuk ngopeshim. Por tash ėshtė e jona, shumė herė ditėn do tė vemi ta shohim, se nuk na rrihet, nuk na punohet, nuk na hahet, as nuk na zė gjumi pa e parė vogėlushen. Ajo na e mbushi shtėpinė me njė gėzim tė ri. Ē'do tė na vijnė tė tjerė tė tillė, nė rrugė janė. Ē'gėzim, ē'lumturi pėr prindėrit e tyre dhe pėr ne, gjyshin dhe gjyshen. Pastė kėmbėn e mbarė Liliana qė na e solli Valbonėn qė na erdhi! Tė na rrojnė sa malet me Sokolin dhe me gjithė tė dashurit e zemrės sonė! Tė na rrojė Populli e Partia!

 

1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11  12  13  14

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.