Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė
 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Publikime       Postime
 

* Thirrje pėr pėrgjegjėsi emergjente kombėtare?

 

* Kosova u kry, po Shqipėria?

 

* Ora e zgjidhjes vendimtare per Kosoven

 

* Femra moderne

 

* Nėma dorėn vėlla tė ecim sėbashku

 

* Nato dhe Enver Hoxha (me rastin e 11 Prillit)

 

*Institucionalizimi me thundrėn

 

* Shtepia botuese refuzon librin me Enverin

 

*Zgjohu Shqiptar Zgjohu !

 

*Agjentomania, si akuzė dhe si reagim

 

*Busti i Enver Hoxhės dhe “Dimri i vetmisė sė madhe”

 

*PluRamizimi Fazllic

 

*Enver Hoxha nė politikėn e ditės

 

*Totalitarizmi korruptiv

 

*Dua mė shumė Shqipėr-Hi-nė

 

*Kurora e analizes

 

*Kryezonja dhe lustracioni

 

*Bufonata e Pezes

 

*Cimke e vendi apo e huaj

 

*Elita margaritari i kurores shqiptare

 

*Fabrikimi i pushtetit te imazhit

 

*Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

*Nuk ndahet populli ne pale

 

*Oktapodet e rinj

 

*Per me tej nga hunda jone

 

*Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

*Interviste dhene revistes PSIKOLOGJIA

 

*Liliana Hoxha ne "Opinion" i Blendi Fevziut

 

 

 

 

 

Publicistikė  >>   liliana Hoxha nė emisionin "Opinion" nga Blendi Fevziu

 

Intervistė me Liliana Hoxhėn ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut”

 Kur ja bėn djalit dhe nipėrve, ēfarė i ka bėrė popullit ?

 

 

1. Zonja Hoxha, njė cilin vit ju hytė nė Bllok dhe si?

Nė vit tė ri 1967 si shoqe e Sokolit, e ftuar prej tij.

2. Ē’dinit ju deri atė ditė pėr Bllokun?

Unė i njihja fėmijėt e bllokut nė shkollėn "P.N Luarasi", nuk mė pėlqenin si mburavecė e tė pėrkėdhelur, pėrveē Sokolit.

3. Si ju pritėn nė familjen e Enver Hoxhės?

Sikur tė isha transparente pėrveē Enver Hoxhės qė mė mbėshtolli me dashuri.

4. Ju ishi njė ndėr shumė tė paktat femra, ose persona nė Bllok qė hynit nga jashtė, qė nuk ishit pjesė e Bllokut. A e ndjenit kėtė?

Jo, asnjė ndjesi miklimi apo vaniteti, s’mė bėnte asgjė pėrshtypje joshjeje, nė tė kundėrt, mė disgustonte pėrveē lidhjes sė jashtėzakonshme me Sokolin. Pa tė mund tė vdisja, ishim frymėmarja e njėri tjetrit. Ndėrsa me shpėrfilljen apo « luftėn e ftohtė » isha mėsuar nė shkollė, qė ditėn e parė qė Sokoli mė hodhi sytė, e nė bllok qė nė 67.

5. A kishte ftohtėsi nė trajtimin tuaj?

Padyshim.

6. A kishte diferencime mes jush dhe vajzave tė tjera qė vinin nga familjet e bllokut?

Padyshim.

7. Si ishte jeta nė Bllok? Cilat qenė lehtėsitė qė kishit nė atė kohė?

Ishin tė gjitha fasilitetet qė atėhere konsideroheshin luks e privilegje nė raport me popullin. Padyshim karierėn e kishe tė siguruar vėrtetėsisht apo fals. Veshja dhe lėvizja me makinė ishte njė element demostrativ qė nxiste diferencimin nė kualitetin e jetės deri nė xhelozi apo siē doli nė urrejtje ndaj bllokut. Po tė mbetej me kaq nuk do tė kishte tė keqe tė madhe, por thellė gjallonte intriga e tmershme pėr pushtet.

8. Kur u maruar me djalin e Enver Hoxhės dhe si e kujtoni atė moment?

Jam martuar nė 24 mars 1974 me padurimin e Enver Hoxhės qė njė apo dy vjet pėrpara, se ishte e pamundur pėr shėndetin e tij. Ndėrkaq unė jetoja nė shtėpinė e tyre me kėrkesė tė tij qė nė 72, me kushtin tim : thjesht njohje me Sokolin.

9. Ju keni thėnė se Nexhmije Hoxha nuk ka qenė entuziaste pėr martesėn tuaj, sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe pėrse nuk donte qė ju tė hynit aty?

N.Hoxha po konstruktonte kastėn personale kryesisht brėnda bllokut e mė tej nė nomeklaturė. Martesat ishin mekanizmi kyē i strukturimit tė kėtij sekti megalloman tė bllokut. Qė nė fillim tė njohjes tonė nuk ka qėnė entuziaste, jo mė kur martohet Sokoli i pari, ndėrsa lidhja e Ilirit me mbesėn e Ramiz Alisė ka qėnė deri vonė e diskutushme nga Enver Hoxha. N.Hoxha, mbesa e Alisė dhe nėna e saj e kanė murosur me intriga kėtė lidhje domosdoshmėrie pėr kastėn e re. Kurse unė si vajzė e dy prindėrve idealistė, pėrveēse mė njihte personalisht prej vitesh isha e preferuara e Enver Hoxhės. Tek unė, me sa kam ndjerė, ai ka parė popullin.

10. Si qenė raportet nė familjet brenda Bllokut? A kishte miqėsi mes tyre?

Ishin tre familjet kryesore qė dominonin. Pėr intrigat midis tyre do tė dalloja si mė neutralė tre burrat e shtetit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo. Miqėsia midis tyre ndihej, kurse midis familjeve ishte krejt hipokrizi. Si Fiqireti si Vito kishin personalitet e protagonizėm evident krahasuar me Nexhmijen, por kjo nė kohėn pėrkatėse ishte femra e parė e infiltruar nė celulat komuniste deri nė themelimin e P.K.SH dhe jo pak e bukur.

11. Cilat qenė familjet qė ndikonin mė shumė?

Kėto tre familje fillimisht, pas vrasjes sė Mehmet Shehut mbetet vetėm Ramiz Alia tė cilit i delegohet i gjithė pushteti nėpėrmjet N.Hoxhės me miratim tė heshtur te E.Hoxhės sė sėmurė.

12. Si ishte jeta juaj aty brenda?

Siē kisha parandjerė unė nuk isha e lumtur nga tė shtypurit nė dinjitet filluar nga N.Hoxha e pastaj si me urdhėr nga tė gjithė me radhė me maniera sipas intelektit pėrkatės.

13. Ju ishit nga tė paktat qė hynit dhe dilnit nė Bllok. Pra jetonit dhe nė qytet. Cili qe pėrfytyrimi i njerėzve jashtė pėr jetėn nė Bllok?

Vitet e para ishte vėrtet simpati deri dashuri e adhurim se na shihnin si enverė tė vegjėl, transformuar kjo me kohė nė servilizėm e deri nė 90 me hipokrizi evidente. Ky ėshtė perceptimi im pakuptuar kurrė hallet e tyre tė vėrteta, varfėrinė. Nė ATSH lajmet vinin tė sheqerosura pėr tė gėnjyer Enver Hoxhėn dhe ndonjė naiv si puna ime.

14. Ēdo tė thoshte tė ishe nusja e Enver Hoxhės nė atė kohė?

Njė nga difektet e mia ka qėnė se unė nuk jetoja me kėtė ide. Isha tepėr e pavarur dhe origjinale nė jetėn time. Kompesoja trishtimin me gėzimin e dashurinė ndaj shokėve, t’ju gjėndesha atyre me mundėsitė e mia. Mirėpo ata nuk harronin se kush isha unė. Kėshtu qė liria ime ka qėnė pėr pasojė iluzore apo liri e mbyllur nė njė sferė qė pluskonte nė diktaturė pėr sa kohė ishte Enveri. Them e lirė se ēdo insinuatė, kontroll apo presion tė N.Hoxhės e shpėrfillja.

15. Kush ishte njeriu mė i fortė nė familjen e Enver Hoxhės? A drejtonte aty realisht Nexhmije Hoxha?

Njė gazetar i “Cinema Verite” mė bėri po kėtė pyetje nė formėn : - Kishte “Hitler” nė familjen e E.Hoxhės. – N.Hoxha – I thashė.

16. A ka pasur dorė Nexhmije Hoxha nė eleminimin e Mehmet Shehut?

Bashkė me Ramiz Alinė mė duket logjike.

17. A ishte eleminimi i Mehmet Shehut njė mundėsi pėr ti hapur rrugėn drejt pushtetit Ramiz Alisė?

Pas vdekjes jo krejt tė rastit (sė paku tė ēastit) tė Hysni Kapos, mbetej vetėm Mehmet Shehu krah i Enver Hoxhės qė do tė bėhej mė potent ndėrkaq qė e shpėrfillte N.Hoxhėn.

18. Si i mbani mend momentet kur nė Bllok dėnohej ndonjė familje? A kishte keqardhje pėr kėto dėnime?

Pėrveē E.Hoxhės qė tronditej sė paku prej motivit : pse tė ndodhin kėto nė PPSH, askush nuk kishte keqardhje. Nė rastin e Mehmet Shehut ka pasur gėzim ndėrsa E.Hoxha 1 vit tė terė nuk ngriti kokėn e s’na pa njėherė nė sy.

19. A e dinit ju qė jashtė, jeta ishte tejet e vėshtirė?

Jo nuk e dija, aq mė tepėr E.Hoxha nuk mund ta dinte i manipuluar prej propagandės zyrtare tė sė shoqes dhe Alisė. Deri vonė (pėrjashto tė goditurit nga regjimi, pėr tė cilėt ndjeja shumė keqardhje prej vetė natyrės time) kam besuar se njerėzit e donin socializmin e kam luftuar shumė atje ku e prekja unė cėnimin, kryesisht pėr dinjitetin njerėzor. Kjo si brėnda familjes ashtu edhe nė ATSH ku has pėr herė tė parė shtypjen publike tė individit, tė njeriut tė ri qė duhej tė ishte kapitali mė i ēmuar siē thuhej. Pėr kėtė gjė mund tė flisja vetėm me N.Hoxhėn e cila duke u ngritur vėrtik thoshte me shpėrfillje nė ikje e sipėr : ke pėrceptime tė gabuara.

20. Po Enver Hoxha e dinte kėtė?

Jua thashė.

21. Cili ka qenė roli i Sulo Gradecit nė shtėpinė e Enver Hoxhės?

Deri nė 90 e mendoja pozitiv. Mė pas nė mos si pjesmarės drejtpėrdrejt , sė paku pėr dijeni tė gjithēkaje konspirative qė ndodhte edhe ndaj vetė E.Hoxhės. Ndoshta s’kishte rrugėdalje.

22. A ndryshoi jeta juaj pas vdekjes sė Enver Hoxhės?

Shėndeti im u keqsua sė mjekuari mė intensivisht nė pista tė gabuara qėllimisht , ndėrsa presioni nė familje ishte tashmė pa dorashka dhe i frikshėm deri nė hakmarje psikologjike.

23. A la ai ndonjė amanet?

Ka lėnė zyrtarisht amanet vetėm pėr njė var tė thjeshtė ndėrsa ditėt e fundit tė jetės mua dhe Sokolit na ka thėnė : - Ruhuni !

24. A kontrollohej Ramiz Alia nga Nexhmije Hoxha pasi ai u bė Sekretar i Parė?

Nuk kam pasur kėtė pėrshtypje nė atė kohė. Pėrkundrazi luftoja me N.Hoxhėn qė tė mos i besonte Alisė, qė tė tėrhiqej ajo vetė nga politika dhe si e gjithė familja nga ushtrimi i autoritetit tė E.Hoxhės pėr interesa tė R.Alisė. Gjė qė vazhdoi edhe me futjen e Ilirit nė burg nė 94 , nė dukje pėr njė intervistė ku i bėnte thirrje popullit pėr republikė presidenciale me president R.Alinė. Ėshtė koha kur burgoset nga Berisha pėr genocide vetė Alia, alibi kjo e Berishės pėr tė parandaluar kryengritjen e 97 me stimuli nga jashtė siē kishte diktuar vetė Alia qė pushtetin do ta ruajmė me ēdo kusht. Po tė jetė nevoja dhe me gjak e me hekur. N.Hoxha ishte nė dijeni nga burgu pėr gjithė aktivitetin e Ilirit, kurse Sokoli i fliste sa atij e sat ė jėmės nė burg qė pėrveēse po ndihmoni R.Alinė, po rezikoni. Ishin krejt tė sigurt qė do mernin pushtetin.

25. Kur filluan ditėt e vėshtira pėr Bllokun, nė vitin 1990?

Vėshtirėsitė nuk mė trembnin se i shihja si sihariq. Kam uruar Sali Berishėn si kryetar i PD. Por idealiste si gjithmonė nuk e kuptoja llogjikėn e urrejtjes popullore vetėm kundėr familjes sė E.Hoxhės. Pėr kėtė kam folur me N.Hoxhėn dhe R.Alinė se e kam ndjerė qė ishte e stimuluar nga lart apo mė mirė prej tyre.

26. A ishit nė Bllok atė ditė qė u sulmua tek Ura e Lanės?

Ēdo ditė kam qėnė nė punė. Edhe atė ditė, ndėrkaq tė tjerėt qėndronin nė shtėpi tė parainformuar. Mė thotė Taqo Zoto, drejtori i ATSH qė duhet tė largohesha se kishte rezik pėr mua. Kur futem nė bllok turma ishte tek dera me kangjella tė shtėpisė. Kalova e ēpuar nga sytė e tyre tė egėrsuar. Pėr fat u vendos njė heshtje e thellė e askush spipėtiu sa hyra brėnda.

27. Kur e latė ju Bllokun? Kur u hap ai?

Kam ikur e para, duke i prishur planin N.Hoxhės e cila mu lut tė mos i dėmtoj me kėtė ikje premtimin e R.Alisė, qė do tė na lejonte tė tre ēifteve bashkė me atė, tė jetonim secili nė apartamentet tona, kurse ambjenti i E.Hoxhės do i kalonte shtetit. Kam ikur pa u hapur blloku.

28. A ishte e vėshtirė jeta jashtė Bllokut pas thuajse 20 vitesh?

Pėrmbysja e regjimit politik nuk mė trėmbte se hapjen ndaj pėrėndimit e ka iniciuar vetė Enbver Hoxha nė 82 me Shtrausin ,duke ndjerė fundin e tij, pėr tė mos ja lėnė Shqipėrinė sėrbit e grekut. Paralelisht i thotė Sokolit, nė atė kohė nėndrejtor i Post&Telekomit qė te fliste me drejtorin Perikli Pani, pėr tė filluar automatizimin e telefonise internacionale e cila u inagurua ne 89 me drejtor Sokolin pasi Perikli Pani kish mbushur moshėn e pensionit. Tė vetmen gjė qė nuk sabotoi dot Alia siē edhe nuk i bėhet asnjė publicitet deri sot si hap i parė nėpėrmjet zėrit drejt lirisė. Pra ne prisnim me padurim ndryshimet politike por jo atė revansh aq tė paparashikueshėm. Sinqerisht nuk kuptoja dot se si busti i E.Hoxhės tėrhiqej zvarė e Ramiz Alia zgjidhet po nga ajo turmė e manipuluar president i parė pluralist.

29. Ē’ndodhi me familjen tuaj? Ku shkuat?

Kėrkuam shtėpi ndonėse nuk ishte e lehtė. Me transferimet pėrkatėse u instaluam pranė prindėrve tė mi qė jetonin pranė bllokut.

30. Pėrse u ndatė nga Nexhmije Hoxha? Ėshtė ndarė ajo nga ne, sapo hodhėm pyetjen para opinionit publik : ēka ndodhur me shėndetin e E.Hoxhės ?

Nuk do tė ishim ndarė pa i kuptuar gjerat siē i kuptojmė sot, nė emėr tė familjes sė E.Hoxhės, pavarėsisht nga tė gjitha kontradiktat qė kemi pasur lidhur me mbėshtetjen politike tė R.Alisė e nė shpėrdorim tė emrit tė Enverit nė funksion tė tij. Ky ishte guri i fundit i saj qė ne tė trėmbeshim duke na lėnė jashtė protokollit tė familjes, tė tėrhiqeshim e pėr pasojė tė heshtnim.

31. Ē’kontakte ka ruajtur Nexhmije Hoxha me ish komunistėt e perėndimit?

Tė ēuditshme nė tė gjitha aspektet.

32. A ka pasur pasuri tė vendosura jashtė, nė bankat e huaja, familja Hoxha?

Unė nuk kam dijeni, por logjikisht nuk pėrjashtohet tė kenė nga trashėgimia e pushtetit Alia-Xhuglini. Jo, kursesi nga vullneti i Enver Hoxhės, qė nuk e njohu ndonjėherė paranė pėr veten e tij. Madje nė dy tre vitet e fundit tė jetės mė thotė mė vete : - Mblidhni lekė Lilianė, se si dihet jetės ! Unė mbeta e ēmeritur.

33. Ē‘doni tė thoni mė tė ēuditshme ?

Unė do tė zbardh njė dėshmi tė dhimbshme e cila spjegon qėllimin dhe mekanizmin e ēdo intrige qė ka kondicionuar deri nė vdekje jetėt e njerėzve qė binin ndesh me pushtetin e Alisė dhe N.Hoxhės. Kjo nuk ėshtė ēėshtje personale, por e pėrgjithėshme pėrderisa fati i gjithė shqipėtarėve e desh qė tė dėshmoj nga zėmra e tė keqes sė tyre me motivin mė divin. Ndaj jam kundėr ēdo fanatizmi ideologjik qė ēon nė totalitarizėm jo vetėm prej ligjit, por krejt nė shkelje tė tij prej karakterit tė personave nė pushtet ndaj njerėzve tė pambrojtur e tė ndershėm. Duhet vėnė nė dukje fakti qė nė 90 pa raste tė posaēme N.Hoxha e Iliri pėrsėrisin nė mėnyrė demostrative qė s’kanė tė bėjnė me komunizmin. Nė vitin 90 futen huliganė nė klasėn e Valbonės pėr tė na trėmbur. Pas kėsaj segmente tė sigurimit e rojet personale tė N.Hoxhės na informojnė se vajza s’duhet tė nxjerrė as kokėn tek dritarja, se Azem Hajdari ka deklaruar se do tė inagurojė shtėpinė publike me mbesėn e Enver Hoxhės. Unė e Sokoli vendosėm ti emigrojmė disa ditė para zgjedhjeve tė vitit 92. Vajza as 17 vjeēe e djali as 14. Plani ishte pėr nė Canada sepse kryetari i PK kanadese dhe gruaja e tij Paulina na vijnė nė ndihmė me njė shqipėtar me tė gjitha kredencialet e Hardial Bensit, kryetarit tė PK kanadese, pėr tė bėrė terheqjen e fėmijėve me inisiativė tė kesaj pale. N.Hoxha qė i njihte mė mirė se unė, nė burg thotė me indiferentizėm “qė unė s’jam dakort pėr kėto gjėra”. Stili i saj kur donte medoemos tė theksonte qė qėndronte jashtė problemit. Nisen fėmijėt e pėr njė vit e gjysėm si dėgjova as zėrin nė telefon pėr arėsye sekreti se mund ti lokalizonte Azem Hajdari. Madje pėr kėtė arėsye i kishin ēuar nė Kubė pa ditur ne asgjė , nė sekret tė plotė ndėrsa unė kisha zėnė shtratin e qaja. U ngrita pas njė vit e gjysėm tė gjej rrugėn qė mė ēon tek fėmijėt . Paulina mė ndalon kategorikisht se do tė ndiqesha dhe do tė rezikoja dhe fėmijėt. Nisem pėr nė Danimarkė ku miqtė danezė deklaruan disa herė qė ata janė me nėnėn domethėnė me mua. Nuk e kuptoja thellėsinė e kėsaj deklarate qė e pėrsėrisnin pėr tu distanciuar nga njė enigmė. Mendova se distanciohen nga Paulina. Me ndihmėn e danezve shkoj nė Kubė megjithėse zonja mė kėrcėnonte se jam e ndaluar tė hyj aty si person i padėshėruar. Hyj nė Kubė duke qarė me ngashėrim qė mė lanė tė futem. Mė priste pėrkthyesi nė frėngjisht e shoqėruesja e fėmijėve qė mė siguron se ata janė mirė. Pėr tre ditė mė kanė lėnė nė hotel nė Havanė nė pritje jo tani jo pastaj. I them shoqėrueses qė ishte njėkohėsisht person zyrtar : “Po nuk mė ēuat tek fėmijėt do tė bėj grevė urije pėrpara Ministrisė sė Jashtėme. Kjo lėvizi gjithēka. U takuam tė tre kok mė kokė pa mundur tė thonim njė fjalė pėr kohė tė gjatė. Shoqėruesja tha : “Tani po e kuptoj si qėndron puna” . Aty kuptova dhe unė qė fėmijėt i kishin degdisur nė sekret tė plotė duke mashtruar palėn daneze e kubanese por jo kanadese me alibinė “Ti ruajmė nga nėna e tyre e rezikshme” . Menjėherė bėhet mbledhje nė sektorin pėrkatės tė ministrisė sė jashtme ku regjistrohem e sigurt se ēėshtja do ti shkonte Kastros. Paulina kishte ardhur urgjentisht dhe pėrsėri si e paguar vazhdonte kartėn e saj qė unė meqė erdha duhet tė mbetesha nė Kubė se do tė mė arestonte Berisha meqė kisha kaluar kufijtė e Shqipėrisė. Si e dinte Paulina Azem Hajdarin, Berishėn e mundėsinė e burgimin tim ? Falenderoj palėn kubanese qė mė kishte strehuar fėmijėt pa jua kėrkuar tė cilėt mė kėrkonin vazhdimisht ndjesė se e dinin ndryshe punėn se kėshtu ju kishte thėnė “familja” nėpėrmjet Paulinės. Mar fėmijėt e kthehem e lumtur edhe po tė shkoja nė burg. Ishte kurthi mė i rėndė qė mund ti bėhet njė familjeje. Ndėrkaq nuk kuptoja kush ishte kjo “familje” qė kondiciononte jetėt tona. Pėr gjithė historikun e jetės sime automatikisht mendova Ramiz Alia e Iliri me tė shoqen. Nexhmije Hoxha nė burg nuk mundi tė fshihte dot mėrzinė kur mori vesh lajmin. Nė 2001 pasi rezikoj jetėn nė Shqipėri, Bullgari por edhe nė Kanada ku kisha kėrkuar azil politik, doli qartė kush ishte “familja”. Kur N.Hoxha e bindur qė mė kishte siguruar syrgjynosjen time andej mė tha nė telefon “Nuk tė njoh”. Nė ardhje nga Athina nė Tiranė rastisa me Alinė nė njė avion. U zverdh e gati sa si ra tė fikėt , ngaqė unė isha e vdekur pėr ta. Kthimi im ishte fundi i maskimit tė tyre nė sytė e mi por detyra ime ishte demaskimi i tyre publik.

 

LILIANA HOXHA

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.