Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė
 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Postime
 

* Thirrje pėr pėrgjegjėsi emergjente kombėtare?

 

* Kosova u kry, po Shqipėria?

 

* Ora e zgjidhjes vendimtare per Kosoven

 

* Femra moderne

 

* Nėma dorėn vėlla tė ecim sėbashku

 

* Nato dhe Enver Hoxha (me rastin e 11 Prillit)

 

*Institucionalizimi me thundrėn

 

* Shtepia botuese refuzon librin me Enverin

 

*Zgjohu Shqiptar Zgjohu !

 

*Agjentomania, si akuzė dhe si reagim

 

*Busti i Enver Hoxhės dhe “Dimri i vetmisė sė madhe”

 

*PluRamizimi Fazllic

 

*Enver Hoxha nė politikėn e ditės

 

*Totalitarizmi korruptiv

 

*Dua mė shumė Shqipėr-Hi-nė

 

*Kurora e analizes

 

*Kryezonja dhe lustracioni

 

*Bufonata e Pezes

 

*Cimke e vendi apo e huaj

 

*Elita margaritari i kurores shqiptare

 

*Fabrikimi i pushtetit te imazhit

 

*Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

*Nuk ndahet populli ne pale

 

*Oktapodet e rinj

 

*Per me tej nga hunda jone

 

*Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

*Interviste dhene revistes PSIKOLOGJIA

 

*Liliana Hoxha ne "Opinion" i Blendi Fevziut

 

 

 

 

 

 

 

 

Publicistikė  >>   Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

2 qershor 2005

Kultura demokratike kombetare se pari eshte menyre te menduari

Perveē se sistem politiko social pluralist, demokracia presupozon se pari edukimin perkates te kombit shqiptar ne teresi e te opinionit publik ne veēanti si vetedija,ndergjegja intelekt-selektive e tij, por sidomos (ē’ka eshte teper e rendesishme e duhet stimuluar) edhe reaktive e racionale ne favor te saj.Dihet qe sot mungon krejtesisht vullneti i shtetit per edukimin demokratik ne kushtet e analfabetizmit.Per ēka askujt si behet vone, te kompleksuar prej injorances apo prej te shiturish, termi “edukim masiv” ju kujton parimet e centralizmit totalitarist.Behen perpjekje te copezuara nga OJQ,shoqatave te ndryshme te karakterit shoqeror, historiko-kulturor, ē’ka eshte shume pak ne masat e gjera.Ndonese popullit shqiptar nuk i mungojne mendimtaret, kritiket, analistet si perfaqesues te pushtetit te katert te drejtperdrejte me opinionin publik,roli i tyre perveē se sporadik,kryesisht ne funksion te karieres,te egos,te konfikt interesave konjukturiale le shume per te desheruar.Te ralle jane ata qe flasin ojektivisht,pa keqperdorur autoritetin e pozicionit te tyre social,krahasuar me kritizere te semure e malinj, ne imponim te vullnetit te tyre madje shkaterues, kur ju preket interesi.Te rallet, qe sidomos vitin e fundit perfaqesohen nga Mustafa Nano ne perpjekje per te qene i paanshem apo Andrea Stefani per “klasin”-in e analizes e te pamvaresise,shqetesohen sinqerisht per ndergjegjesimin e opinionit publik qe e ardhmja se pari varet nga mendesia e tij si force e brendeshme e zhvillimit kombetar.

 

Mekanizmi i “kellire kultures”

Te pergjithesosh jo vetem kulturen por edhe moralin e nje kombi nga dukurite me negative, do te qe gabim.Nisur kjo nga shmangje aspak tradicionale,perkundrazi per te pasur frike nga se vijne,me qellime kobzeza me perhapje po te jete e mundur edhe epidemike,me ne qender krimin e pergjithshem mafioz shteteror politik ekonomik, me radiacione teper dramatike te krimit social deri edhe brenda familjes, do te qe nje analize pesimiste prej deshperimit apo dritveshtrimit jo konstruktiv te analistit.Kundrejt mungeses se shtetit e te ligjit, nuk jane as keto halle te shqipetareve, ato ē’ka e preokupojne publicistin Lubonja, perkundrazi ai ka qetesine e duhur per te ngritur nje tjeter ēeshtje e konkluduar sipas tij : Liria e mendimit e sidomos ajo e personit na ka degraduar ne “kellire kulture”.Te zhytur ne te,paragjykon ne menyre flagrante protagonistin e stimulimit te lirise se mendimit e te ēlirimit te personit Arian Cani, per t’ju lene vend ne median televizive ,shqetsimeve njerezore,duke folur vertet shqip,vertet troē edhe per tema “tabu”,ne mbrojtje te ēdo ideje ,nga kushdo qe politikisht e konjukturalisht deri me sot eshte konsideruar herezi.Per ē’ka emisioni i tij ka audiencen me masive e te larmishme duke filluar nga elita social politike intelektuale e te gjitha shtresat e shoqerise,ku gjithesecili gjen diēka per te mesuar e pse jo per tu argetuar jo “kellirisht” siē poshteron Lubonja, por shqiptarisht (ndonese per ilaritet edhe me grimca erotizmi).Ky qendrim i Lubonjes eshte sakrilegj ndaj kultures kombetare per interesa thellesisht reaksionare per ē’ka me detyron te ndalem perseri, ndonese jemi ne prag zgjedhjesh.

Nuk eshte hera e pare qe pikerisht ky publicist,i ndjekur nga te tjere si Ardian Klosi (djali i motres se Ramiz Alise) ka atakuar kulturen kombetare me sebep te kritikes ndaj kultures se simulim manipulimit me synim shkaterimin e Kadarese ne favor te Ramiz Alise e Nexhmije Hoxhes.Kjo per raportin kompromentues te sherbimit e kundershtisė njeheresh te tij ndaj komunizmit.Sado i kritikushem do te mbetet kalkulimi Kadarean ne favor te sherbimit ne ate epoke e te kundershtimit ne kete epoke, per te dale i fituar ne ēdo regjim,arti i tij do te mbetet gjithesesi monumental ne kulturen kombetare e boterore ,ē’ka na jep ne shqiptareve dinjitet kombetar.Ndersa Lubonja jo kaq i ēmuar per kulturen tone ,shquhet personalisht per kulturen e simulim manipulimit ne interpretimin e fakteve dhe deshmive historike.Me pretendimin si i majte se (realisht i eshte premtuar pa shume dobi trashegimia e pushtetit nga Alia per ē’ka edhe sakrifikoi ne burg) ai mbetet nje antienverist me mllef te pasosur, aspak i tille per pasardhesit menjehere pas 1985.Kete e ka vertetuar ne shume raste e sidomos ne ēeshtjen e shendetit te Enver Hoxhes.

 

Mendimi i pavarur i opinionit publik, “kellire kulture” per Lubonjen

Dyshimi i opinionit publik se ēfare fshihet pas rastit Natasha e tremb ate. -Bazuar sipas tij se rasti Natasha eshte mashtrim evident publik krahasuar me eksperiencat anekdotike te mitomaneve qe ka njohur personalisht. -Per dimensionet e egzagjeruara qe pati sipas tij kjo histori ne media e interesuar kjo e fundit vetem thjesht per 10 % e perfitimit dhe aspak per te zbuluar cfare fshihet pas kesaj historie

-Per “paranojen” siē e quan ai, dyshimin e te gjithe deshmitareve prane Mehmet Shehut (midis tyre autoritete si ai i ish shefit te shtabit te pergjithshem te ushtrise, Veli Llakaj) se kjo histori eshte nje intrige e mirefillte politike pas te ciles dikush dyshon per SHISH,dikush per SHIK, ish Sigurim apo dhe forca inteligjente te huaja. E revoltuar,duke mare persiper une vete te gjithe “paranojen” e per pasoje “kellire kulturen” me te cilin Lubonja fyen dinjitetin kombetar per te mbyllur shtigjet e dyshimit normal madje elementar, do te deklaroja qe “kellire kultura” eshte alibi (per maskimin e nje intrige te re politike postkomuniste ne lidhje me krimin politik te Mehmet Shehut). Duke u nisur vetem nga refimi i Natashes si dhe testamenti virtual i Havase per rifreskim apo njohje krejt shkurt per cilindo qe nuk me ka ndjekur theksoj per vete faktet e thjeshta teper sinjifikative.:

-Gazetarja Zenepe Luka qe botoi fillimisht testamentin eshte misionarja e Ramiz Alise e Nexhmije Hoxhes ē’ka e kam vertetuar saktesisht me jeten time dhe mund ta provoj ne ēdo moment

-Mashtrimi Natasha nuk eshte rast i thjeshte (ne mos u trembte ajo dhe nxitesit e intriges per ēka dhe jane terhequr) pretendimin e saj e rezon vetem ADN-ja per vete deshmite pro- kunder

-Pozicioni i saj social e sidomos profesional si avokate nderkombetare deshmon (ne rast vertetesie ) mitomani inteligjente,ē’ka pikerisht i duhet intriges politike

-Per faktin me kryesor : qe kembngul madje profesionalisht dhe qe do ta vertetoje ne Strasburg se Mehmet Shehun e kane vrare.(ne kundershti te versionit zyrtar te 1981 te vetvrasjes, kundrejt faktit qe sot po dyshohet gjithmone e me shume per vrasje.) Mitomane ose jo,kembengulje keto me qellim te caktuar politik

-E gjithe kjo kur armikja e betuar e Natashes dhe Havase (siē deshmojne te dyja ne dokumentat fals ose jo) eshte Fiqireti,gruaja e Mehmet Shehut dhe jo Nexhmija ,gruaja e Enver Hoxhes.Madje kjo e fundit ka qene mikja e tyre qe i ka mbrojtur ato.

-Gjithēka kur vetem Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha nuk mohojne (edhe pse nuk pohojne) qe Natasha te jete bija biologjike e Mehmet Shehut,ē’ka diplomatikisht e konsiderojne te mundshme.Krahasuar me te gjithe antaret e tjere te byrose e deshmitaret e Mehmet Shehut qe e ekskludojne absolutisht kete mundesi per shume aresye, por sidomos per karakterin e Mehmet Shehut.

-C’ka do te thote, qe bija biologjike ose jo,Natasha, eshte krejtesisht e perdorur ne mbrojtje te tyre ne rast konkluzioni qe Mehmet Shehun e kane vrare.Kjo eshte absolutisht e mundur kundrejt llogarive te perfitimit te Natashes,bije biologjike ose jo,mitomane per ēka eshte zgjedhur apo shfrytezuar edhe me mire, ose jo. Prandaj do ti lutesha Lubonjes qe aftesite e tij ti koncentroje ne konstruktimin e opinionit publik per te qene sa me i ndergjegjshem e dinjitoz per ē’ka i duhet realisht sot, ne vend qe ta trullose qellimisht ate per interesa teper te vjetra politike.

 

Per me shume autosqime ndaj kultures kombetare

Te menduarit kolektiv demokratikisht,pra ne funksion te zhvillimit te saj nuk eshte qellim ne vetvehte i kultivimit te tendencave intelektualiste,por qellim i preēizuar mire per vetedijen se si e duam qeverisjen tone.Cfare shteti do te kemi pas zgjedhjeve te 3 korrikut.Perveē mungeses se dialogut real,por fiktiv e shoė mediatik si midis politikaneve ashtu dhe opinionisteve me ne ze,duhen gjetur rruget e tjera te domozdoshme qe zhvillon te vetmenduarit demokratik.Cilat do te qene mekanizmat efikase te edukimit masiv per te ndergjegjesuar opinionin publik si forca sociale qendrore dhe determinante se pari antikorrupsion nisur nga poshte lart ? Nje linje e tille njohjeje e studimi qartesisht te problemeve me fryme konsensuale mungon krejt.Madje pengohet reptesisht per interesa imediate te politikes sone e per me te gjera antikombetare.Siē ndodh konkretisht te sulmohen si te dyshimta perpjekjet e “Mjaft” per vete inspirimin e edukimit masiv tek brezi i ri te vetedijes per rruget e zgjidhjeve politike.Ne oponence me to si te pasinqerta ndaj nevojes popullore per demokraci.Do te qe e domozdoshme ,madje eshte detyre kryesisht e opinionisteve dhe pergjithesisht medias per te ndergjegjesuar shqiptaret per ēeshtjet kardinale te tyre mbajtur qellimisht ne terr. P

sh :-Ne se polarizimi social ekonomik me varferi masive e te skajshme mbi 70% eshte thjesht ne natyren e kapitalizmit,apo pasoje e politikes se pastudjuar poskomuniste vetem per interesa te pushtetit nga pozite opozite?

-A duhet te ambjentohemi e te lejojme situaten qe 1 ne 3 femije te rezultoje i varfer.

-Cilat jane aresyet qe vetem krimi ndaj te miturve po merr permasa fatale perfshi aresyet e mashtrimit si prej djallit, te vetvrasjeve, te shitjes e trafikimit te tyre per mbijetese apo pre e rembimeve e dhunimit prej perversesh fare pa skrupull deri ne konfrontim me policine etj.

-Pse ndodh sot qe 860.000 shqiptare me perkatesi te pakicave etnike ju ofrohen pasaporta riatdhesimi nga shtetet fqinje

-Kujt i intereson aresimimi pirat i rinise sone perderisa per aresimimin pa licence ministri i aresimit eshte i pafuqishem etje etj

Ceshtje keto qe kane realisht vulen e katastrofave kombetare madje te qellimshme.Cka mundesisht i maskohen opinionit publik nga politika. Sepse po te njohi mire situaten ai eshte ne gjendje te arsyetoje per zgjidhje te pergjitheshme kombetare pa anesi politike, duke i diktuar jo vetem politikes por edhe pushtetit vullnetin e tij.Psh: a duhej pritur, madje te jemi dhe te kenaqur prej reformes dogmatike te 33% te pjesmarjes se gruas ne vendim marrje ?.A eshte vertet emancipuese kjo reforme realisht fushate propagandistike ne prag zgjedhjesh,ne thelb diskriminuse ndaj gruas, qe ajo te konsiderohet si kope me 33% perkrah burrave qe kurre ndonjehere nuk ju eshte diskutuar perqindja e perfaqesimit ne ēdo aspekt politiko-social vendim marres ?.Kjo per aresyen pse gjithmone ka pasur profile grash me te sukseshme se burrat, qe jane lene menjane se qeni thjesht gra.Nga ana tjeter, si mund te ndergjegjesohet se pari ne menyre masive vete gruaja qe 33% ne qofte real, te deshmoje vertet potencial cilesor te saj.Per ē’ka duhet qe ajo te kete kurajon civile te afirmoje vetvehten madje edhe me mire siē edhe mundet nga burri, duke qene shpesh me konkurruese se ai, filluar qe nga testi i inteligjences ne bangot e shkolles etj ( pavaresisht nga kufizime te perkohshme ne jeten e saj per procese fiziologjike se qeni nene, grua etj).Si dhe pse duhen luftuar mentalitete penguese ne kete fushe shpesh nga vete grate per motive te dobta si xhelozi,pazotesi e sidomos nxitje keqdashese nga burrat konkretisht : Nje grua me karriere vendimarrese duhet te jete e bukur ose duhet te jete si burre.Praktikisht njera me fyese se tjetra sepse bukuria nuk e detyron gruan te perdore joshjen si femer per te ecur perpara po ti jepet hapesira sociale legjitime siē ndodh rendom ne te kundert, qe ne mungese te saj, pikerisht gruaja e bukur preferon me mire te terhiqet.Ndersa frika se gruaja merr karakter maskilist ( perveē atyre qe te kompleksuara e konsiderojne shprehje autoriteti) ne vendim marrje, eshte po aq tendencioze per ta sensibilizuar ate ne feminitetin e saj.Per aresye se feminiteti real nuk varet nga profesioni e veshja.Vetem aparenca kultivohet siē ndodh ne grate e modes skenes apo ekranit.Feminiteti eshte individualitet,ēka nuk mund te fshihet kur e ke, as brenda uniformes ushtarake.Gruaja s’duhet te kete frike nga mentalitete te tilla po te kete kapacitet dhe vizione zhvillimi ēka presupozon dhe feminitetin e saj nepermjet dhimbsurise, inteligjences, fantazise dhe efikasitetit te zgjidhjes se problemit,krahasuar me VIP-at e gjinise mashkullore qe sidoqofte s’jane dot “burra” ne mungese te individualitetit.Vajza e gra te tilla te reja jane shquar, por askush nuk ju ka thene : “per ju kemi nevoje”.Kjo ndodh edhe me gazetare te mrekullueshme te ekranit qe mbeten ne rolin e kukulles si perkedhelje nga shoqeria dhe abuzim njeheresh, pa guxuar ose te penguara prej dominimit maskilist ne media ti futen analizes.Prandaj kundrejt projekteve te vagelluara te OJQ per te drejtat e njeriut,te grup moshave (femije apo moshe e trete) te ndasive gjinore,te drejtat e grave e afirmimi i saj ne politike etj etj kujt i intereson gjallerimi i opinionit publik si force zhvilluese demokratike, si zemreku i shqiptarizmit, perveē se atij vete ?

 

Liliana Hoxha

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.