|
|
>>
Pėr me tej nga hunda jone
Pėr me tej nga hunda jone
30 korrik 2005
Nuk ėshte titull elegant pėr njė grua, por mė duket njėsia matese elementare e hapit tonė si domosdoshmėri minimale, madje filozofike tė shqipėtarėve, pėr kėtė moment vendimtar rilindjeje nė kushtet e sotme, pėrveē se mė populist se ndonjė variant si : Lirinė qė sjellin standartet europiane ne e vonojmė vetė.
Pėr arėsye se tė flasėsh sot pėr interes kombėtar tingėllon folklor madje krejt naiv. Konceptim degradues social politik ky kultivuar gjėrėsisht nga shoqėria, pretenduar nė injorimin cinik tė egzistencės tė interesave mė madhore se vetiake per individin.
E keqja nuk duron dot fisnikėrinė e artit thotė Kadare, ēka pėr mua do tė thotė qė smund tė durojė ēdo pozitivizėm nė jetė e nė praktikėn e pėrditėshme qė buron nga vlerat morale. Informacioni qė marrim prej intervistes sė fundit tė Kadaresė nė 30 korrik 2005 pėrveē se tė befason pėr qėndrimet nihiliste dhe injoruese shtetėrore post komuniste ndaj nderimit qė i bėn bota ketij artisti tė madh sė pari shqiptar e pastaj ndėrkombėtar, tė jep njė shqetėsim tė mprehtė pėr tė gjetur shkakun thelbėsor mesa duket gjenetik (ēfatalitet !) : perse ne shqiptarėt vetėinjorohemi (shpesh edhe zyrtarisht) pikėrisht nė interesat e krenarinė kombėtare ? Rezervat e mia pėr Kadarenė shprehur tjeter herė nuk e kalojnė kufirin e faktit, qė nuk i takon atij tė jetė nxitėsi i revanshit antikomunist pėr vetė raportet e vjetra sado inteligjente te tij si shėrbim e kundėrshti njėherėsh ndaj regjimit. Cka smund tė mė sfumojė fenomenin Kadare si krenari shqiptare mė vehte dhe sidomos kontemporane, pėr ēka duhet tė jemi tė lumtur ne bashkėkohėsit qė po jetojmė tė njėjtėn kohė me tė. Nė kėtė prizėm nuk do tė isha dakort me dėshirėn pėr tė injoruar artin sublim Kadare nga ata qė ndoshta sdijnė ose sduan ta shijojnė ( e drejtė e tyre ) por kurrėsesi ta sulmojnė edhe me vetėdijen qė kėshtu dėmtojnė interesin kombėtar. Nuk ėshtė aspak nė mbrojtje tė personit Kadare ēka po them edhe pse atij nuk i nevojitet, se sa per tu thelluar si shqiptarė qė pėrse ne shkatėrojmė epshėrisht ēka kemi madhore e nuk mund tė ndėrtojmė paqėsisht egzigjencat mė eminente tė integrimit europian.
Ēka ndodh pėr ditė
Ndonėse pėr herė tė parė nė historinė 14 vjeēare postkomuniste nė zgjedhjet e 3 korrikut pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi spati fare rėndėsi nėse fituan mirfilltazi tė djathtėt, apo tė majtėt, por thjesht mirėfilltazi antikorrupsioni, edhe pas nje muaji nuk jepet rezultati zyrtar ndonėse fituesi dihet. Pėr ta injoruar konsiderohet fitore vetėm morale pėr diferencėn fare tė vogėl, ēka kurrėsesi nuk mund tė zbehė qė ky ėshtė njė rezultat madhor edhe vetėm moral qoftė pėr shqiptarėt si tregues i emancipimit social tė tyre, pse u kuptua mė nė fund qė liria e votės ėshtė liri zgjedhjeje alternativash politike tė zhvillimit (qė variojnė sipas mė progresives pėr ēdo rotacion) dhe jo skllavėri e prejardhjes apo edhe mė keq e militantizmit politik. Sistemi elektoral i korruptuar pranuar nga tė dy palėt me pėrgjegjėsi vendimtare tė PS pėr 8 vjet nė pushtet, i jep pikėrisht pėr kėtė mė shumė vlerė fituesit nė zgjedhjet e 3 korrikut qoftė edhe modeste nė shifra. Fitore qė (edhe e thelle tė ishte ) nuk do tė mund tė garantonte (pikėrisht prej mungesės sė principit moral nė thelbin e politikės shqiptare e pėr gjithēka qė thamė mė lart) njė situate postelektorale moralisht tė kėnaqėshme dhe pa konseguenca ambigue. Nė se kishin nje gjė tė sigurt kėto zgjedhje krahasuar me ato tė 2001 fituar kryesisht prej Dushkut te vjeter, ishte humbja totalisht e paraprakisht e kredibilitetit tė PS pėr ēka ajo synoi me ēdo kusht rezultatet matematike te Dushkut te ri. Kjo humbje e thelle morale e detyroi Nanon nė mesnatėn e 3 korrikut tė pranojė fitoren e demokracisė prej standartit zgjedhor (diplomatikisht humbjen e PS) kur ende se kishte tė sigurt qė pėrdhunimi i stėrholluar i proēesit zgjedhor prej pushtetit do tė sillte kryesisht pėr PD nje prioritet tė padiskutushėm por pothuajse moral. Perveē se i neveritur, Nano matematikisht del jo aq i humbur, ēka e pėrdor nė mėnyrė tė paskrupullt ndonėse jo mė nė pretendim tė mandatit tė tretė por tė megallomanisė sė tij sofistikuar edhe mė prej panikut sė fajsisė kolektive tė vathės sė tij tė korruptuar. Si kryeministėr e kryetar i PS (paturpėsisht mė shumė apo mė pak i korruptuar prej tyre, ēka ska aspak rėndėsi ), ėshtė pikėrisht ai qė vendos pėr ti ruajtur apo pėr ti lėnė nė mėshirė tė fatit pėrpara qeverisjes me duar tė pastra tė Berishės bossėt e mafias tė PS e personalisht tė tij. Ėshtė Berisha qė burgos kot apo vetėdija korruptive e tyre pėr tė qėnė para kėtij reziku? - kjo ėshtė njė temė qė do thelluar pėrpara faktit qė Berisha ka vendosur tė mos e ngasė Nanon ( gjoja pėr tė mos e kthyer sėrish nė hero ) por do tė shkatėrojė bossėt e korrupsionit. Sikur kėta tė kenė qėndruar mė vete pa Nanon nė aferat korruptive, pėr pasojė e meritojnė tė jenė tė vetėm pėrpara Berishės. Cka pėrkthehet se do tė penalizohen vetėm ata qė do tė lėshojė vetė Nano tek nuk do ti duhen mė, apo tek pėrbėjnė pengesė pėr vetė atė. Shprehje kėto rudimentare tė dipolit tė vjetėr apo nė tė kundert (pėr tė pasur vėmėndjen) nė riciklimin e tij nė kah tė kundėrt. Ėshtė e qartė qė rezultati parimor i zgjedhjeve tė 3 korrikut nuk mund tė zhvillohet me moralitetin e duhur nga politikanėt tanė tė molepsur nė pozitė apo opozitė qofshin pa gjykimin nxitės qytetar si opozita reale e zhvillimit tė demokracisė. Pse jo mė e interesuara tė mbėshtesė realisht edhe kėrkesat euroatlantike, duke manifestuar kėshtu veten si shqiptarė, sepse jo absolutisht ėshtė e thėnė: - qė ēdo popull meriton qeveritė e veta ! - po qe se i kundėrshton ato dhe nuk nėnshtrohet. Moralitet ky qė pėrveē LSI as mund tė mendohet apo tė pritet nga PS si opozitė zyrtare pėrpara problemeve dekompozuese tė saj deri nė shkatėrim pėrfundimtar. Rezik ky qė i bėn tė kapen fort pas kultit tė Nanos pėr ēka ky i fundit nuk kompleksohet. Pėrkundrazi tejshpėrdoron nevojėn e vathės sė kalbur pėr tė. Tė pėrbuzur atyre ju duhet tė neutralizohen moralisht pėr rrjedhojė dhe politikisht ose tė mbijetojnė tė varur prej njėri tjetrit nėn sundimin kultik mafioz tė Nanos tashmė krejtėsisht tė hapur pamvarėsisht nga dogmat nanoiste demokratike. Madje nė represion tė mirėfilltė ndaj fraksionistėve ndonėse i ka pėrdorur sistematikisht pėr kapėrcimin e krizave tė tij personale shumė tė thella nė gjirin e partisė sė vet !.
Nga nihilizmi nė entusiazėm hipokrit
Pikėrisht nė klimė tė tillė paszgjedhore tek nuk mungojnė labirintet e komenteve sa mė tė sterholluara e shpesh qėllim profesionalizmi nė vetėvehte tė analistėve, vihen re fryma tendencioze nga paragjykimi regresiv nė entusiazėm tė parakohėshėm e ēka ėshtė mė e dėmshme nė metamorfozim spektakolar tė tyre. Flitet shumė pėr amoralitet politik konsideruar kėshtu kryesisht kalimet e papritura ne krah tė kundėrt majtas djathtas, apo nė kundėrshtim tė ēėshtjeve tė ndryshme thjesht pėr tė kundėrshtuar e rallė herė jepet trajta e moralshmėrisė tė ēėshtjes. Kush e pėrcakton amoralitetin politik nė amullinė amorale deri nė atė psikologjike vendosur sot nė sistem ? . Kur ky buron prej politikės nėpėrmjet medias, madje me rezatim global nė shoqėrinė civile me synim djallėzor tė diferencimit skllavėrues bipolar politik tė vetė opinionit publik ? Mbetet ende demogogji apo edhe leksion : e majta dhe e djathta (sado insinjifikative nė program) janė opozitare vetėm pėr zhvillimin e demokracisė e cila ėshtė njė pėr tė gjithė. Pikėrisht nė se kėtu kėrkohet entusiazėm madje masiv e frontal, ndodh e kundėrta nė praktikė. Stimulimi artificial i skrupujve tė amoralitetit politik pėr tė atakuar bashkėpolitikanin e bashkeatdhetarin ėshtė bėrė krejt e zakonshme. Cka nuk ėshtė vetėm shprehje e injorancės, por me dashje, e frenimit tė mendimit tė inisiativės sė gjykimit ndryshe e pėr pasojė tė lirisė individuale tė shqiptarėve. Siē kemi nė tė kundėrt akrobacirat e avanguardėve tė lirisė si Bushati, Klosi etj kur na shokuan me vrerin e tė guximshmėve tė ēuditshėm kundėr Nanos nė pragfitoren e Berishės.
Edhe pse kėrkohet entusiazėm pėr konvergimin e interesave politike me zgjidhje sa mė profesionale, nihilizmi pėr qeverinė e Berishės vazhdon edhe pas zgjedhjeve me paragjykimet si e paaftė pėr tė gjeneruar pozitivisht. Brengosje tė tilla paraprake mediatike janė ogur i keq pėrveē se me qėllim tė gurėve nė rrota, ēka nuk i shėrbejnė motivimit nxitės e shpresė dhenės, qė fitorja morale mbi korrupsionin duhet realizuar me fitore konkrete dhe sidomos frontale.. Brėnda vetė koalicionit qeverisės ndihet si pulson madje i kontrolluar vullneti pozitiv i PD pėr realizimet e premtimeve tė saj. Pėrveē mendimit ndryshe nė parti, egzistojnė frenat (ti quajmė sot) pėrfaqėsuar konkretisht nga Pollo e Lesi, ēka ėshtė garanci kundėr autoritarizmit tė Berishės jo vetėm duke rezikuar shifrat pėr mazhorancėn e tij por kryesisht nė kundėrshtim konceptual tė politikave qeverisėse. Kjo pasiguri pėr Berishėn apo PD ėshtė realisht ekujlibri i zhvillimit normal demokratik nė unitet tė tė kundėrtave brėnda llojit apo nė rastin konkret brėnda qeverisjes.
Egzagjerimi i kėsaj pasigurie nga ana e vetė PD pėrveē demaskon paranojėn e Berishės pėr rezikim pushteti, nuk justifikon aleancat e panevojshme me qėndrėn e majtė me motivin e idealit sublim tė bashkimit tė shqiptarėve . Aleancė qė do ta meritonte plotėsisht LSI (krahas Lesit) si protagonistė ndihet si pulson madje i kontrolluar vullneti pozitiv i PD pėr realizimet e premtimeve tė saj ndihet si pulson madje i kontrolluar vullneti pozitiv i PD pėr realizimet e premtimeve tė saj tė derisotėm nė antikorrupsion, sikur tė mos vinte nė plan tė parė respektin qė ka pėr anėsinė e saj politike, pra tė preferonte tė qėndronte nė opozitė pavarėsisht nga rezultati zgjedhor.Sa pėr shqiptaret ata bashkohen vetė kur tė kenė siguruar qeverinė e ndėrtuar pėr ta dhe jo pėr pushtetarėt.
Liliana Hoxha
|
|
|