Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė
 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Postime
 

* Thirrje pėr pėrgjegjėsi emergjente kombėtare?

 

* Kosova u kry, po Shqipėria?

 

* Ora e zgjidhjes vendimtare per Kosoven

 

* Femra moderne

 

* Nėma dorėn vėlla tė ecim sėbashku

 

* Nato dhe Enver Hoxha (me rastin e 11 Prillit)

 

*Institucionalizimi me thundrėn

 

* Shtepia botuese refuzon librin me Enverin

 

*Zgjohu Shqiptar Zgjohu !

 

*Agjentomania, si akuzė dhe si reagim

 

*Busti i Enver Hoxhės dhe “Dimri i vetmisė sė madhe”

 

*PluRamizimi Fazllic

 

*Enver Hoxha nė politikėn e ditės

 

*Totalitarizmi korruptiv

 

*Dua mė shumė Shqipėr-Hi-nė

 

*Kurora e analizes

 

*Kryezonja dhe lustracioni

 

*Bufonata e Pezes

 

*Cimke e vendi apo e huaj

 

*Elita margaritari i kurores shqiptare

 

*Fabrikimi i pushtetit te imazhit

 

*Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

*Nuk ndahet populli ne pale

 

*Oktapodet e rinj

 

*Per me tej nga hunda jone

 

*Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

 

 

 

 

 

 

Publicistikė  >>   Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

26 shtator 2005

Sikur Ramiz Alia tė ishte vėrtet Gorbaēiovi shqiptar nuk do tė kishte qenė keq. Pas vdekjes sė Enver Hoxhės sidomos nga 1986 e kėtej kur tendencat pėr arratisje u shtuan, demonstrimet makabre pėr presion ndaj popullit me kufomat e tė arratisurve , ishin vepra ēnjerėzore tė njeriut “liberal” qė udhėhiqte shqiptarėt me “dorėn nė qafė” si tepėr “komunikues “ krahasuar me diktatorin e gruan e tij, kjo e fundit pėrfaqėsuese e “krahut mė konservator” nė diktaturė. Imazhe kėto tė vėrteta apo tė servirura si variacione nė favor tė Alisė, por nė funksion tė njė qėllimi, atij antishqiptar pėrderi sa vepra e Ramiz Alisė dhe Nexhmije Hoxhės ėshtė e pėrbashkėt. Havzi Nela – poet e mėsues letėrsie i arratisur nė Jugosllavi, (kthyer mbrapsh nė bashkėpunim me UDB) varet pėr lemeri nė mes tė Kukėsit, pa u kujtuar kush tė kundėrshtojė ndaj Ramiz Alisė, qė duhej tė zbuste diktaturėn e tė vendoste pluralizmin. Kėshtu do tė vazhdonin nė Sarandė paradat me xhirot e tė arratisurve varur nėpėr skafe, apo nė Shkodėr e fshatrat rreth saj demonstrimet e kufomave tė tyre nėpėr qere e karroca. Pėrveē vareve masive me viktima tė pa identifikuara kurrė tė malit tė Gramozit apo tė malit me Gropa , prej lirisė pėr tu arratisur (vitet 89 pas tendencave te eksodeve masive) sepse Ramiz Alia duke i iluduar qė jua kishte falur atė, i numėroi viktimat me plumb prapa shpine, (siē s’kishte nevojė tė mashtronte Enver Hoxha se qė tė arratiseshe do tė thoshte tė kishe marrė parasysh vdekjen). Meqenėse eksodin biblik nėpėr ambasada Ramiz Alia s’mund tė ndalte as zyrtarisht e as me plumb, i shpalli tė ikurit tė lirė duke i dėnuar mė pas politikisht si tradhtarė te atdheut dhe moralisht si jashtėqitje e kombit. Nė se diktatori duke besuar me hir ose pahir ēdo komplot armiqėsor qė i servirej i dokumentuar e kopsitur mirė si i tillė , do ti mbante kundėrshtarėt politikė edhe nė qeli me skafandra si rrezikshmėri e lartė pėr pushtetin popullor sipas ligjit ne fuqi , duke pastruar pa ditur e sidomos pa dashur rrugėn Ramiz Alisė drejt pushtetit, askush nuk arrinte tė kuptonte qė “zemėrbuti” e zėholli do ta ruante pushtetin nė dhe post diktaturė buzagaz , me dorėn nė qafen e popullit por me gishtin ....... pa u pikasur, ( tė mė falin bashkatdhetarėt e mi pėr ēka jam e detyruar te shprehem), por tė ishte nevoja plumbin nė zemėr.

“Ndaj pėr tė mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet tė jemi tė pėrgatitur nė tė dyja anėt ; nė rrugėn paqėsore dhe nė atė tė luftės sė armatosur” (Ramiz Alia ne Byronė Politike te PPSH pėr projektimin e pluRAMIZMIT, 1989) Sepse rreziku ndaj te persekutuarve politikė dhe ndaj ēdo tentative uzurpimi pushteti nga kundėrshtarėt e Ramiz Alisė duhej llogaritur.

“Ata qė janė nėpėr burgje, tė dėnuarit dhe tė persekutuarit politikė antikomunistė, sigurisht qė do na shajnė. Por edhe pse kėta e urrejnė komunizmin, do ta shihni qė do na vijnė afėr dhe do na pėrkrahin. Kėta do ti afrojmė dhe do t’ju japim punė tė ndryshme, por jo tė rėndėsishme;por kurrė nuk do ti lėmė tė na pėrvetėsojnė pushtetin....... Por njė gjė duhet tė kemi parasysh; tė kemi kujdes nga fėmijėt e tė persekutuarve politikė, pasi ata vetė janė aq pleq apo tė sėmurė sa mezi rinė nė kėmbė. Kėsaj kategorie mendoj qė ti japim pasaportė pėr tu larguar nga Shqipėria mė mirė dhe me kaq do tė jenė tė kėnaqur . Pasuria e tyre na pėrket neve se ne e bėmė.” (Ramiz Alia , po aty)

 

Ēfarė pėrfaqėsonte Byroja Politike e PPSH pėr Ramiz Alinė ?

Kėshtu e mbajti pushtetin me dredhi, demagogji reformash “liberalizuese” nė parti (mbledhjet gjoja tė hapura tė saj , cinizėm kundrejt vuajtjes popullore ) e ekonomi (tufėzat e arrėzat e tij qesharake, apo zhvillimi absurd e jo efektiv i prodhimit tė objekteve tė imta e shumė tė imta) ēka hidhnin tym pėr ta hutuar edhe mė popullin e rraskapitur e ēoroditur psikologjikisht nga propaganda zyrtare, qė nuk pėrfaqėsonte asnjėherė realitetin.

Ndėrkaq ēdo kuadėr qė pėrbėnte nomenklaturėn mė tė lartė e rrjedhimisht shkallė shkallė drejt bazės ishte i zgjedhuri i Ramiz Alisė. Sidomos filluar nga Byroja Politike mediokre qė i ėshtė faturuar Enver Hoxhės ( kur ai stresohej tepėr se pėr nga niveli kjo nuk pėrfaqėsonte dot aspiratat, horizontin por edhe vetė inteligjencėn e botėn shpirtėrore tė popullit shqiptar) ėshtė pėrzgjedhur nga Ramiz Alia, pėr ta dominuar jo vetėm me anė tė pushtetit, por sidomos prej mungesės sė intelektit tė saj. Kryesisht kjo pas humbjeve tė rėnda pėr PPSH dhe Enver Hoxhėn me vdekjen e H. Kapo e M. Shehu, kur lidhjet e tij me problemet shtetėrore e partiake kanalizoheshin nėpėrmjet Ramiz Alisė, Hekuran Isait apo dhe Nexhmije Hoxhės, pėr vetė rolin e saj tė njeriut mė tė afėrt qė mund ti besonte, nė kushtet e disiplinės sė rreptė mjekėsore, i detyruar mė dėshpėrim ta zbatonte prej dobėsisė sė pėrgjithshme fizike qė thellohej jo rastėsisht ēdo dite. Ndonėse nė 89 me njė Byro Politike tė tillė, me tė vjetėr e tė rinj tashmė seleksionuar vetėm pėr vete, Ramiz Alia pėrsėri dyshon tek disa nga ata. Pse ?. Jo tė gjithė ishin tė gatshėm pėr tradhti tė lartė pa i brerė ndėrgjegjja.

“Por kėto janė gjėra qė ne i kemi diskutuar afėrsisht dhe jo me tė gjithė antarėt e Byrosė, pasi nuk dihet kush ėshtė miku e kush ėshtė armiku. Kjo ėshtė njė mbledhje vetėm pėr ne mė tė besuarit, ndaj le tė flasim hapur “ (Ramiz Alia , po aty)

Ndonėse nuk dihet cilėt ishin mė besnikėt e Ramiz Alisė e cilėt jo ( meqenėse asnjėri nga dėshmitarėt e Byrosė Politike nuk duan tė hapen pėr vetė garancinė e pleqėrisė e tė mirėqenies sė fėmijėve tė tyre ) ėshtė pėr tu dėshpėruar . Personalisht kam pasur sensibilitetin dhe tolerancėn qė faji i Byrosė Politike ishte mediokriteti i saj. Sot nuk mund tė mohoj bashkėfajėsinė e saj me Ramiz Alinė, e gjunjėzuar prej kompromisit politik nė kryqėzim tė Shqipėrisė nė vigjilje tė zhvillimeve tė lira demokratike. Prandaj Byroja Politike e PPSH do tė heshtė njėherė e pėrgjithmonė pėrpara popullit, prej fajit apo prej frike.

“E ardhmja e fėmijėve tanė do tė jetė e mrekullueshme, gjithnjė e sigurt, sepse pėr kėtė kemi derdhur kaq gjak dhe do tė derdhim pėrsėri po tė jetė nevoja. Shqipėrinė do ta gėzojmė NE dhe pasardhėsit tanė. Po rastisi qė tė na e pėrvetėsojnė pushtetin apo tė rrezikohemi, atėherė mos u gėzofshim asnjėherė, nėse nuk do tė dimė ti mbrojmė fitoret e arritura, qoftė edhe me grykėn e pushkės si nė rininė tonė tė hershme (R. Alia, po aty)

Ramiz Alia nė kongresin e 10 tė transformimit tė PPSH nė PS do tė deklaronte poshtėrsisht ,mizorisht dhe me cinizėm pėr Byronė Politike te PPSH pikėrisht pėr ēka ai kishte qenė vetė pėrgjegjės me strategji tė studiuar mirė: “Shihni se me cilėt kam punuar unė ”. Pikėrisht pėr ata me tė cilėt mbylli hermetikisht sekretet kriminale tė diktaturės.

“Kėrkoj nga ju tė mos keni frikė , tė shtrėngoni radhėt dhe tė mos dekurajoheni nga situatat e vėshtira qė po kalojmė, sepse nė fund tė fundit rėndėsi ka pushteti, qė do tė jetė plotėsisht yni. Ju uroj punė tė mbarė, mobilizim dhe mėndje tė kthjellėt. Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do tė jenė pėrjetėsisht tonat” (po aty)

Me kėtė Ramiz Alia i dha fund tė kaluarės sė tij me rol tė rėndėsishėm madje sistematikisht nė ritje pėr gjatė 50 vjetėve tė diktaturės. I zgjedhur regjent qė nė gjallje tė Enver Hoxhės , edhe mė diabolik pas vdekjes sė tij, pėrfitoi nė 89 nga profili i Gorbaēiovit tė metamorfozohej nė faktorin historik “vendimtar” qė solli demokracinė (madje cilėsisht e pa derdhur gjak, pretendim zyrtar ky i imponuar nga ai vetė) sikur ajo s’kishte pėr tė ardhur dot pa tė.

“ Gorbaēiovi mė dėrgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohėsh .Ata janė shumė mė pėrpara se ne..... ne kemi kuadro sa pėr 7 komitete qendrore , pra frika nuk duhet tė ekzistojė... ; kemi njerėzit e vendosur dhe guximtarė tė cilėt i kemi pėrgatitur me sakrifica e mund pėr vite me radhė por kemi edhe organet tona tė dhunės .Ndaj mjerė ata qė do tė guxojnė tė na kundėrvihen.”.(R. Alia, po aty)

A nuk ishte kjo qė ndodhi nė 97 , stimuluar si kryengritje popullore Haxhi Qamiljane pėr tė fituar socialistėt pushtetin me dhunė ?. A s’ėshtė sabotuar tepėr ende pa lindur qeveria e re e Berishės ? A ėshtė e imunizuar qeveria e re nga njė rrezik tjetėr i tillė pėr pėrmbysje sėrish me dhunė sidomos nė se mbron e duhet tė mbrojė sinqerisht interesat e qytetarėve madje me duar tė pastra ? Kėto do i shohim mė hollėsisht tjetėr herė.

 

Zėvendėsimi nomenklaturės sė vjetėr diktatoriale me atė pluRAMIZISTE

Nė tė kundėrt me kriterin e seleksionimit tė Byrosė Politike, Ramiz Alisė sot i duheshin mė demagogėt banditėt e mashtrusėt. Cilėt janė kuadrot e Ramiz Alisė sot me shumicė sa pėr shtatė komitete qendrore tė PPSH dhe ku u farkėtuan ata ? Pėrjashto Mejdanin qė si gjakftohtė, pa nerv dhe impulse , realisht regjent i Ramiz Alisė pėr jetėgjatėsinė e pluRAMIZMIT (ish president i Shqipėrisė si i afėrt i Vito Kapos ) e pėrgjithėsisht kontingjentin e tė diplomuarve tek “Shkencat e Natyrės”, jo tė gjithė ramizistėt kanė profile personale politike serioze, madje nė tė kundėrt skandaloze. Kėta tė fundit janė farkėtuar kryesisht prej tij si intelektualė artistė, shkrimtarė e historianė. Por edhe si studiues nė institutin M-L, nė KQ tė Rinisė, ēka ēuditėrisht nuk i ka penguar, pėrkundrazi stimuluar siē ka marrė pėrsipėr vetė Ramiz Alia pėr tė qenė ata qė rezultuan. Nuk mund tė ketė nė historinė botėrore tė zhvillimeve demokratike , madje as nė diktaturat pėr vetė detyrimin zyrtar apo respektin edhe formal ndaj “izmit” pėrkatės ku e bazojnė totalitarizmin, (pėrveē Cezarėve e imperatorėve perversė qė qenė ndėrkaq zotėr tė popujve tė tyre skllevėr), qė tė ketė qeverisur nė mėnyrėn mė skandaloze, jo vetėm me psikologjinė por edhe me presionin e ndyrė e tashmė hapur tė “gishtit” si Nano. Kjo solli korrupsion konkret e tė gjithanshėm nė ēdo qelizė tė shoqėrisė, qė pėrveē se me plan tepėr tė studiuar e preēiz, kurrsesi nuk mund tė arrihej spontanisht, (pikėrisht pėr dy tre legjislatura siē premtoi Ramiz Alia) , nga njė shoqėri e lirė me ekonomi tregu fillestare sado e shfrenuar si post diktatoriale. Kam ndjekur me kritika tė ashpra metodologjinė nanoiste konsideruar jo pa qėllim nga konjuktura zyrtare pozitė-opozitė si ēėshtje inteligjence superiore e tij , (realisht prej dembeli mafioz tė degjeneruar me elokuencė boshe, qėllim nė vetvete) me ēka pėrligjin, aftėsinė pėr tė bėrė koma e ringjallje politike sa herė t’ju duhet etj etj. Nano duhet tė ndalojė kryengritjen e skllevėrve - thotė dhjetoristi i parė Pandeli Majko Pėr ēka shqiptarėt duhet tė lumturohen pėr kryetarin Nano duke u “vetėndjerė “ idiotė e tė pafuqishėm pėrpara politikave tė tilla skllavėruese prej degjenerimit te pėrgjithshėm. E bindur duke reflektuar qė metodologjia Nano, apo nanoizmi nuk erdhi prej inteligjencės sė tij (ku individualiteti ka rolin e vet) por nga suport e projekt i vjetėr. Ēka ėshtė garancia e suksesit apo mbijetesės politike nė ēdo moment e rrethanė pavarėsisht nga uljet e ngritjet prej programimit qendror tė lėvizjes sė tyre si gurė shahu nė fushėn pluRAMIZISTE. Moda e martesave dytėsore nė emėr tė moralit tė shėndoshė nė “mezza eta”qė donte tė mbillte ish kryeministri Nano, kishte pėr qėllim jo thjesht shfajėsim personal, por shkatėrrimin e moralit elementar tė shoqėrisė shqiptare, filluar nga qeliza e saj familja, kurdoherė traditė thelbėsore e respektit ndaj vetes,ndaj fėmijėve , e ndaj nėnės apo atit tė tyre. Pse tė gjithė bashkė pėrbėjnė komunitetin elementar social, edhe pse bazuar nė lidhjet e dashurisė e tė gjakut , vepėr monumentale kjo primare, kuruar pėrgjatė gjithė jetės sė individit. Shprehje e rrėnjėve, e identitetit personal por dhe i trashėgimisė njerėzore me ēka pėrfaqėsohet individi e sidomos politikani. Martesė kjo e tij qė megjithatė nuk rezultoi “in buona fede”. Nė se gruaja e dytė e Nanos nuk gjykohet pėr origjinėn e historikun personal tė saj (para lidhjeve me oficerė madhorė grek) , gjykohet pėr ēfarė roli luajti ajo nė grabitjen e pasurive kombėtare e pastrimin e parave nė emėr tė interesave brenda dhe jashtė vendit, qė pėrfaqėsoi kjo martesė me bekimin pikėrisht tė Ramiz Alisė. Prandaj nuk duhej shtruar ēėshtja : ēfarė gruaje mori kryeministri shqiptar por duhej thelluar : pse kryeministri shqiptar kopjoi Papandreun i cili prej krizės personale nuk e kurseu as veten , kurse kryeministri shqiptar me skenar martesėn e dytė shkatėrroi Shqipėrinė ?. Kurrė mė parė Fatos Nano s’ka qenė hapur i paskrupullt dhe i pa pėrgjegjshėm. Jo mė pak i staxhionuar si kuadėr i vjetėr i Ramiz Alisė ėshtė E. Rama i cili vetėm pėr fatin e tij ka mbetur deri mė sot rezervė sado potenciale nė ēdo kah. I pa stabilizuar kurrė, fillimisht si anarkofashist pse jo po tė mundej edhe monarkist e sidomos vendimtarisht me tipare diktatoriale, anėtarėsuar shumė vonė nė PS me ambicien ekstreme tė synojė kreun pėr ta shpėtuar atė. Pėrveē se bindshėm mė orator se Nano, por me tė gjitha karakteristikat amorale tė tij, Rama ėshtė njė rrezik i ri pėr tė majtėn e infektuar nga R. Alia sepse madje kujdes ! Njėlloj si ai dhe pak ndryshe nga Nano Rama komandon me krahun nė qafė, pa e ndarė “gishtin”, por edhe me grusht nė kokė. Nė se PS s’ka rrugė tjetėr rigjenerimi politiko moral pėrveē se sė pari tė distancohet e te demaskojė skenarin pluRAMIZIST, ajo duhet tė pėrfaqėsohet nga figura krejtėsisht tė pakompromentuara, nga burra e gra patriotė e tė rinj tė pa infiltruar nė mekanizmin mafioz e klanor ramizist.

 

Berisha dhe pluRAMIZMI

Vetėm Berisha i doli jashtė kontrollit me kohė Ramiz Alisė. Me sa duket si ish komunist sinqerisht i reformuar (para apo pas Katovicės, ē’rendėsi ka) qė pėr pasojė s’ka pse tė vuajė si tė tjerėt kompleksin e tė kaluarės, (poshtėrsisht dje e poshtėrsisht sot). Ndaj pėr tė qenė plotėsisht i emancipuar do ti duhet edhe mė maturi nė konsideratat ndaj saj sidomos nė aspektin kombėtar. Berisha “asket” konsideruar kėshtu jo vetėm nga mė tė degjeneruarit Nano e Rama por edhe Godo e ramizistė tė tjerė tė sė djathtės e nė gjirin e vetė PD ėshtė njė kundėrshti e hapur , por dhe demaskuese pėr amoralitetin e tyre. Asketizmi i Berishės nuk ėshtė gjė tjetėr ndonėse i pa programuar, pėrveē se njė rezistencė autentike potenciale e moralit tė vėrtetė shqiptar pėr sa i pėrket familjes kundrejt interesit antishqiptar pėr tė zhytur popullin tonė nė humnerat e barbarisė dhe paganizmit : tė krimit e dhunės nė familje, tė trafikimit ,prostitucionit e deri tek incesti, pėr interesa tė fqinjėve tanė veriorė. Meqenėse virusi i amoralitetit nuk ka kah, pavarėsisht se nė elemente pėr fushė rezultojnė mė shumė socialistė ramizistė, ekzistojnė tė tillė edhe pranė Sali Berishės. Kjo ndoshta pėr zemėrgjerėsi ė tolerancė tė tij, apo edhe prej detyrimit (pa mundur tė shkėputet ende katėrcipėrisht ) , pėr ēka nė se nuk distancohen kėta nga Ramiz Alia, klani i tyre e agjentura, duhet personalisht Berisha tė ketė kujdes pėr t’ju besuar atyre fatet e kombit.

 

Liliana Hoxha

 

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.