Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė
 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Postime
 

* Thirrje pėr pėrgjegjėsi emergjente kombėtare?

 

* Kosova u kry, po Shqipėria?

 

* Ora e zgjidhjes vendimtare per Kosoven

 

* Femra moderne

 

* Nėma dorėn vėlla tė ecim sėbashku

 

* Nato dhe Enver Hoxha (me rastin e 11 Prillit)

 

*Institucionalizimi me thundrėn

 

* Shtepia botuese refuzon librin me Enverin

 

*Zgjohu Shqiptar Zgjohu !

 

*Agjentomania, si akuzė dhe si reagim

 

*Busti i Enver Hoxhės dhe “Dimri i vetmisė sė madhe”

 

*PluRamizimi Fazllic

 

*Enver Hoxha nė politikėn e ditės

 

*Totalitarizmi korruptiv

 

*Dua mė shumė Shqipėr-Hi-nė

 

*Kurora e analizes

 

*Kryezonja dhe lustracioni

 

*Bufonata e Pezes

 

*Cimke e vendi apo e huaj

 

*Elita margaritari i kurores shqiptare

 

*Fabrikimi i pushtetit te imazhit

 

*Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

*Nuk ndahet populli ne pale

 

*Oktapodet e rinj

 

*Per me tej nga hunda jone

 

*Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

 

 

 

 

 

 

Publicistikė  >>   Bufonata e Pezes

 

Bufonata e Pezes

 

Shtator 2006

Mund tė shqetėsohet njeriu nga incidente qoftė dhe padashur “lapsusesh” si ai i Papės pėr pasoja urrejtjeje fetare prej pėrplasjes sė qytetėrimeve nė kulmin e shpėrthimit tė terrorizmit pėrdorur apo nxitur me frymėzim fetar. Pikėrisht kur duhej gjetur medoemos shtegu i reflektimit nderkombėtar pėr rėndėsinė universale tė bashkėjetesės nė paqe shpirtėrore midis feve, sepse njerėzimi ėshtė njė e i pandarė, si i tillė i padiferencushėm e i diskriminushėm sė paku pėr tė ardhmen. Jo mė pak i rėndėsishėm duhet tė jetė pėr ne ēėshtja e Kosovės pėrmes komplikimeve pafund. Mirėpo ėshtė mė se e tepėrt pėr ne shqiptarėt tė mbajmė ison e mikinacioneve tė ulta politike pėr interesa thjesht elektorale kur ēėshtja nė vetvehte prodhon domozdoshmėrisht konflikt ndėrshqiptar e absolutisht asgjė tė mirė pėr vetė ēėshtjen apo pėr cilindo shqiptar sė paku sot pėr sot.

 

Paturpėsia e pėrdorimit tė Enver Hoxhės

Nuk ka nevojė askush tė kthjellohet pėr vitet 90 kur PPSH pėr tu transformuar nė PS pėrgjatė njė ditėnate, sipas “reformatorėve” Ramiz Alina e Fatos Nano duhej tė flakte dhunshėm Enver Hoxhėn e vdekur. PS me urdhėr tė Alisė pėr 16 vjet do tė ishte po aq antienveriste sa edhe ish tė pėrndjekurit politikė apo e djathta nė pėrgjithėsi. U prodhua artificialisht “rreziku i madh i enverizmit” krahasuar me atė tė komunizmit, qė sipas tyre ishte tashmė i kapėrcyer apo nėn kontroll nė sajė tė “demokratėve” nė shpirt tė PPSH me nė krye vetė Alinė. Natyrisht tė djathtės do ti mjaftonte qė revanshin ta pėrqėndronte konkretisht e simbolikisht vetėm kundėr Enver Hoxhės pėr detyrimin pėr tė tashmen ( nga 90 e ketej) ndaj Alisė. Siē ka pohuar ky i fundit vetė : e djathta do ti shkonte nga mbrapa. Ndėrsa rreziku prej Enver Hoxhės ishte aq fixion sa askush nuk u mor me “enveristėt” Milloshi e Xhafa qė bėnin lojėn e Alisė, si tė vetmit qė guxonin tė dėnonin publikisht pas 90 njėkohėsisht Sali Berishėn dhe Ramiz Alinė, pa ju hyrė gjėmb nė kėmbė. Sot papritur PS me aleatė tė diskretituar moralisht me Edi Ramėn nė krye qė i ka ezauruar tė gjitha kartat demagogjike edhe si kryetar bashkie edhe si drejtues i tė majtės kryesisht ndaj veteranėve, pensionistėve si dhe ndaj rinisė strehohet papritur tek Enver Hoxha pėrfituar nga pėrvjetori i konferencės sė Pezės. Kalkulimi se do tė tėrheqė kėshtu elektoratin e vuajtur (pėr pasojė ndoshta edhe nostalgjik ndaj Enver Hoxhės), ėshtė njė akt i paturpshėm i tė majtės opozitė pas njė viti tė tėrė obstruksionizmi. Me strategji e taktikė teknologjinė ramiziste (tashmė shprehi e politikės shqiptare) pėr manipulimin njerėzor ushtrohet presion pikėrisht nė pikėn mė tė dobėt, realisht dhimbjen e shqiptarėve tė thjeshtė. Si kundėr Enver Hoxhės nė vitet 89 – 90 : pėr luftėn e klasave , izolimin e varfėrinė nė diktature, ashtu edhe pro atij sot ndaj mėndjeve edhe mė tė varfėra nga vetė xhepi i tyre : prej fatkeqėsive nė rritje,pasigurinė e jetės, analfabetizmin etj. Kėshtu e majta thellon krimin politik e moral tė manipulimit sistematik tė popullit shqiptar. Do tė mjaftonin dy arėsye themelore nė mbėshtetje pėr ēka thashė.

1. E majta si ish PPSH jo vetėm qė ėshtė mė pėrgjegjėse pėr tė kaluarėn por ėshtė katėrcipėrisht pėrgjegjese edhe pėr sot sidomos si drejtpėrsėdrejti nė pushtet tė kapur nga mafia pėr 8 vitet e fundit. E degjeneruar nė kupolėn e saj, ajo s’ka as moralin klasik e as kontemporan tė sė majtės jo thjesht me bazė ndershmėrinė specifike shqiptare , por as atė tradicionale tė sė majtės europiane me themel prirjen reale e jo demagogjike pėr politika e asistencė sociale. Tė korruptuar, hajdutė e imoralė kėta duan tė shpėtojnė ēka mund tė shpėtohet pėrpara zgjedhjeve nėpėrmjet Enver Hoxhės tė pėrdhosur po prej tyre pėr 16 vjet.

2. Poshtėrsia e manipulimit tė nostalgjikėve tė mjerė qė shpresojnė se me “rehabilitim” tė Enver Hoxhės do tė zgjidheshin dhe problemet e tyre dėshmon faktin themelor se aktorėve tė sė majtės tė kalbur prej korrupsionit e ambicjes pėr pushtet tė pėrjetshėm i mungon krejt vizioni, pėrveē vullnetit tė shėrimit e tė zhvillimit sė pari tė vetvehtes e pėr pasojė tė atij tė pėrgjithshėm tė Shqipėrisė drejt integrimit europian.

 

Gangrenizuar si ēėshtje kjo metodologji pushtetarėsh ish komunistė po sterilizon moralisht ndėrgjegjen qytetare. Sado pak legjitime (sė pari e moralshme) tė kish qėnė trashėgimia e pushtetit tė Alisė tek pasardhėsit, Shqipėria nuk do tė kish kaluar nėn zero. Sepse me vėshtrim tė lirė e tė paēensuruar analitik postkomunist do tė mund tė peshohej ē’ishte e rėndėsishme dhe e vyer si fenomen specifik e faktor shqiptar pėrveē atij diktatorial, qoftė pėr ideologji apo pėr pushtet personal. Cka kursesi nuk mund tė vijė nga njė njeri i vetėm gjenial apo monstėr qoftė. Ndonėse nuk ėshtė koha pėr vlerėsime historike konsideratat e njekohėshme nė tė gjitha planet, kėndvėshtrimet me kahet e kundėrta do tė pėrbėnin brumin mendor tė popullit shqiptar drejt evoluimit logjik e kohor si drejt pikės sė ardhjes. Jo vetėm pėr pavarėsi mendimi por si origjinalitet e identitet kombėtar. Refuzimi 16 vjeēar kundrejt pėrdhosjes pikėrisht nga e majta tė faktorit vendimtar Enver Hoxha janė faktuar me sė paku disa shėmbuj:

-Qė pikėrisht Edi Rama ulerinte ne 90 tek “Zėri i Amerikės” apo nė krye tė turmės pėrpara shtepisė sė Enver Hoxhės (edhe pse mik i familjes sė tij), projektuar kėshtu prej Alisė tė kapte kreun e PD.

-Qė Neritan Ceka ne atė kohė i PD “ti bėjė presion” Ramiz Alisė nė atė kohė presidet i republikės tė fusė nė burg Nexhmije Hoxhėn (krahas bllokmeneve tė tjerė ) duke larė duart si Ponc Pilati, pėr ta lėnė nė baltė nė cilėsinė e gruas tė Enver Hoxhės. Pėr tė fshehur kėshtu bashkėpunimin midis tė dyve pėr trashėgimi tė pushtetit para dhe pas Enver Hoxhės.

-Qė shumė shpejt Fatos Nano do tė “reformonte” krahas PS edhe konsideratėn e tij : nga “baba Enver” nė takim me kosovarėt nė Zvicėr nė “dullė” nga burgu i Bėnēės. -Qė L.Rama, kryeredaktori postkomunist i ZP (tek bėnte urėn midis Ramiz Alisė e familjes sė Sokol Hoxhės) feston nė faqet e gazetės 50 vjetorin e Ushtrisė Popullore por pa komandant sė evituari tė pėrmėndė Enver Hoxhėn, se kėshtu ishin udhėzimet.

-Qe Paskal Milo, teorikisht historian bazuar nė principe shkencore pėr tė njojtur faktet historike qofshin edhe pėr Enver Hoxhėn, bėhet mashė mė shumė se nje herė e manipulimit tė dokumentacionit fals emetuar nga Alia pėr tė shmangur akuzat ndaj tij e pėr tė stigmatizuar Enver Hoxhėn si vrasės tė Mehmet Shehut.

-Qė Majko tė mos emetojė pėr familjarėt e Enver Hoxhės as dėshminė zyrtare si veteran i luftės nacional-ēlirimtare kundrejt diskutit tė figurės sė tij nė lidhje me fatin e popullit dhe tė historisė.

-Qė Meta me konsulent e mik personal Alinė tė jetė alternativa e re si “mė e ndershme” e zotėrimit tė pushtetit tė tij nė kuadrin e korrupsionit tė Nanos e autoritarizmit tė Berishės , tė kompromentohet shume shpejt ekstremisht pėr ambicje pushteti , po tė jetė nevoja edhe duke ju vėrsulur mbi tryezė tė kryetarit tė kuvėndit, pėrgjatė seancės parlamentare, pėr mė tepėr nė rastin tonė grua.

 

Doemos e djathta nga ana e saj e pėrdor pėr konflikt ndėrshqiptar rrezikun e “enverizmit” qė sipas saj vjen prej Edi Ramės. E drejtė e saj madje si reaksion jo vetėm pėr kredo politike por ndaj mashtrimit flagrant apo farsės sė radhės ndonėse pėr diversion pėrdor gjuhėn apo trukun qė i shėrben interesave tė saj. Nėse demokracia pėrveē interesave konkrete tė popullsisė sė thjeshtė kanė nevojė pėr tė majtė konstruktive , pėrfaqėsimi i saj sot ėshtė turpi i shqiptarėve. Ndaj e majta ka nevojė tė domosdoshme rigjenerimi organik e jo nga lart prej manipulimit tė ri tė Fatos Nanos, pėr tė qėnė vėrtet shpresa e shumicės si vizion, si qėllim e si vullnet. Pėr tė mėnjanuar sė pari pikat e ndarjes e tė konfliktit e pėr tė stimuluar pikat e bashkimit apo tė zgjidhjeve tė pėrgjithėshme, krahas analizave tė paqme pėr ēėshtjet konfliktuale.

 

Liliana Hoxha

 

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.