Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė
 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Postime
 

* Thirrje pėr pėrgjegjėsi emergjente kombėtare?

 

* Kosova u kry, po Shqipėria?

 

* Ora e zgjidhjes vendimtare per Kosoven

 

* Femra moderne

 

* Nėma dorėn vėlla tė ecim sėbashku

 

* Nato dhe Enver Hoxha (me rastin e 11 Prillit)

 

*Institucionalizimi me thundrėn

 

* Shtepia botuese refuzon librin me Enverin

 

*Zgjohu Shqiptar Zgjohu !

 

*Agjentomania, si akuzė dhe si reagim

 

*Busti i Enver Hoxhės dhe “Dimri i vetmisė sė madhe”

 

*PluRamizimi Fazllic

 

*Enver Hoxha nė politikėn e ditės

 

*Totalitarizmi korruptiv

 

*Dua mė shumė Shqipėr-Hi-nė

 

*Kurora e analizes

 

*Kryezonja dhe lustracioni

 

*Bufonata e Pezes

 

*Cimke e vendi apo e huaj

 

*Elita margaritari i kurores shqiptare

 

*Fabrikimi i pushtetit te imazhit

 

*Kush i prostituoi politikanet shqiptare

 

*Nuk ndahet populli ne pale

 

*Oktapodet e rinj

 

*Per me tej nga hunda jone

 

*Poshterim antidemokratik ndaj kultures kombetare

 

*Interviste dhene revistes PSIKOLOGJIA

 

*Liliana Hoxha ne "Opinion" i Blendi Fevziut

 

 

 

 

 

 

 

Publicistikė  >>   Busti i Enver Hoxhės dhe “Dimri i vetmisė sė madhe”

 

 

Busti i Enver Hoxhes dhe “Dimri i vetmise se madhe”

 

Fakt

Nė datėn 26 gusht 2008 Rusia shpall te pavarur Abkhazinė dhe Osetinė jugore , nė kundėrvėnie e sabotim flagrant tė pavarėsisė sė Kosovės, pėrveēse nė shkelje tė tė gjithave kartave tė sė drejtės ndėrkombėtare e tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB firmosur nga vetė ajo, konsumuar kėshtu argresion ushtarak ndaj Gjeorgjisė. Nė njė shkrim timin tė kėsaj dite, pėrveē kėstij problemi jap konsideratėn time qė ish nomeklatura shqiptare pėrfshirė dhe Kadarenė kanė qėnė kryesisht nėn diktatin rus. Pėr habinė e kujdo tė nesėrmen nė datė 27, Kadare del nė gazetėn “Shqip” nė njė intervistė me tematikė mikse (deri nė ēfarė tipi gruaje preferon) , ku mungonte pikėrisht ngjarja e nxehtė ndėrkombėtare, e pozicionimit ndaj Rusisė si dhe cfarė pasoja mund tė ketė pėr Kosovėn. Konkretisht : pse Kosova duhet sėrish pėrforcuar si rast unik, qė s’ka tė krahasuar me rastin e pavarėsisė tė Osetisė jugore e Abkhazisė si shtete klienteliste tė Moskės. Apo nėse i hapet kėshtu rruga pretendimeve tė Ceēenisė. Apo nėse gjithēka qė po prodhon Moska ėshtė rezik pėr prishje ekujlibrash gjeopolitike globale, si rrjedhim synim hegjemonizmi ruso madh domethėnė i ish Bashkimi Sovjetik.

Nuk dua tė bie nė nivelin e intervistes tė tipit Bluetooth tė Kadaresė, por teksa ndjeja histerinė impulsive pas artikullit tim dhe format tashmė tė njohura tė tė goditurit me nėntekste, do desha ta kthjelloj vetėm pėr njė tregues. Sipas tij: tiranėve ju tėrhiqen zvarė bustet, kurse shkrimtarėve jo. E vėrtetė, por nė rastin e Enver Hoxhės, busti i tij mori me vehte edhe kryeveprėn e shkrimtarit tė shquar “Dimri vetmisė sė madhe”. Tė terheqėsh zvarė kryeveprėn e njė shkrimtari kombėtar, ėshtė si ta tėrheqėsh zvarė moralin e tij, pra “pėr sė gjalli”, nė atė kohė ndėrgjegje kombėtare.

Nė qėndrimin publik disa kohė mė parė ndaj figurės sė Solzenicinit, Kadare e konsideron me tė drejtė antikomunist tė pastėr, kurse paradoksalisht pozicionin pansllav tė shkrimtarit disident rus kundėr interesave tė Kosovės, shkrimtari kombėtar shqiptar mer pėrsipėr ta konsiderojė thjesht: padomethėnie vetėm “tė rastit”. Mbrojtja e dėshpėruar prej tij qė ka qėnė e mbetet vetėm shkrimtar nuk e nderon, ndėrkaq ėshtė evidencė e pėrndjekjes sė fajit qė, nė diktaturė ka bėrė hierarkun dhe pas saj luftėnxitėsin nė gjirin e popullit shqiptar, apo nė gjirin “e lexuesve” siē e thjeshton ai termin popull. Kadareja thotė qė ka gjėra qė s’fal (lexo: s’mė fal) , se s’ėshtė “kristian i mirė”. Si kristiane e mirė mė hidhėron fakti qė mė jep shkak tė replikoj siē edhe e kam vėnė nė dijeni publikisht Pikėrisht si kristiane e mirė akuzoj konkretisht por vetėm pėrgjithshėm siē edhe inicioj me sa arij tė perceptoj edhe falje pėrgjithshėm. Linjat personale kėsisoj s’kanė mė fuqi ndaj meje, pėrveēse janė shkelur me antihumanizmin mė tė pėrbindshėm filluar nga Kadare. Edhe pse tė papėrfillshme tashmė ato pėr mua pėrsėris qė, megjithatė si kristiane e mirė e pa shpėrblyer kurrė me tė njėjtėn monedhė nga ana tjetėr e linjės, nuk kam pėrdorur vetėm pėr respekt ndaj vehtes as edhe njė detaj dėshmie personale (siē edhe vetė tė akuzuarit e dinė) qė, do ti dėmtonte tepėr publikisht. Ndėrsa kam prirjen ti shoh tė gjithė nė tė mirėn e tyre personale ; pėr raste selektive (siē ėshtė rasti i njė shkrimtari tė madh) doemos pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

Pėr ēka akuza ime s’ka qėllim cėnimi, nė tė kundėrt ėshtė thirrje e pėrsėritur shumė herė, tė qėndrojė mė shumė me ne “lexuesit” shqiptarė. Sepse mbrojtja e ēėshtjes kombėtare nga abuzimi ėshtė urdhėr divin pėr mua. Sepse “kur sundon liria nuk ke pse tė kesh as mė tė voglin merak pėr qetėsinė publike dhe pėr unitetin e bashkėsisė” (I.Kant) Pėrsėri nė kujdesje evitimi tė replikės analitike i rekomandoj kėtij “burri tė madh” tė gjejė vehten tek tregimi i Kafkės “Nje grua e vogėl”. Kaq e paepur por e brishtė e sensuale kjo grua nė hije, ndonėse nė qėndėr siē e ka vendosur Kafka !

 

Liliana Hoxha

Gusht 2008

 

 

*                *                *

Vijon tregimi:

 

Franz Kafka

Njė grua e vogėl

 

Ajo ėshtė njė grua e vogėl. Prej natyre ajo ėshtė e drejtė, e hollė por mjaft e lidhur. E shoh gjithnjė me tė njėjtin fustan. Ai ėshtė prej njė tė verdhe tė hirtė, si tė thuash ėshtė prej njė cope ngjyrė druri dhe i paisur me ca xhufka apo zbukurime prej kopsash tė sė njėjtės ngjyrė. Ajo ėshtė gjithnjė pa kapele. Floku i saj ėshtė i verdhė e i pashkėlqimtė , i lėmuar e i regullt por me njė kapje tė lirshme. Megjithse trupi i saj ėshtė i lidhur, ajo ėshtė e lehtė nė lėvizje. Lėvizshmėrinė e thekson lirisht tek mban me kėnaqsi duart mbi ije duke drejtuar pjesėn e sipėrme tė trupit me njė hedhje tė beftė e mahnitėse anash. Nuk kam parė ndonjėherė njė dorė si tė saj ku gishtat veēohen nga njėri tjetri nė mėnyrė kaq tė theksuar, ndonėse dora nuk ka kurrsesi asnjė ēudi anatomike; ėshtė njė dorė krejtėsisht normale. Mirpo kjo grua e vogėl ėshtė shumė e pakėnaqur me mua.Gjithnjė ajo ka diēka pėr tė kritikuar tek unė, gjithnjė unė shkaktoj padrejtėsi karshi saj, e xhindos atė nė ēdo hap. Sikur jeta tė thėrmohej nė grimcat mė tė vogla tė mundėshme, ēdo pjesėz e jetės time po tė studjohej e shkėputur, do tė ishte njė fyerje pėr tė. Kam menduar shpesh lidhur me kėtė, vallė pėrse e zemėroj kaq shumė ; mund tė jetė qė ēdo gjė tek unė kundėrshton kuptimin e saj tė bukurisė, ndjenjėn e saj tė drejtėsisė, shprehitė e saja, traditat e saja, shpresat e saja. Egzistojnė kėto lloje natyrash qė kundėrshtojnė njėra tjetrėn, po pse vuan kaq shumė prej kėsaj ? Nuk egziston asnjė mardhėnie mes nesh qė do ta detyronte atė tė vuante prej meje. Mjafton vetėm qė ajo tė vendosė tė mė shohė tėrėsisht si tė huaj, ashtu siē jam nė tė vėrtetė. Unė nuk do tė mbrohesha pėrballė njė vendimi tė tillė por do ta pėrshėndesja. Ajo mjafton vetėm tė vendosė tė harrojė egzistencėn time dhe gjithė kjo dhimbje do tė qe harruar. Sado qė jam nė pozitė tė vėshtirė prej sjelles sė saj, e kam plotėsisht tė qartė qė kjo s’ėshtė asgjė nė krahasim me dhimbjen qė ka ajo. Jam gjithmonė mė i ndėrgjegjshėm qė kjo nuk ėshtė dhimbje dashurie, ajo nuk shqetėsohet fare tė mė pėrmirsojė vėrtet. Pėr mė tepėr qė gjithēka qė ajo kritikon tek unė, nuk ka natyrėn prej tė cilės do tė cėnohej pėrparimi im. Por ajo as qė shqetėsohet pėr pėrparimin tim, ajo nuk shqetėsohet pėr asgjė tjetėr veēse pėr intersat e saja, konkretisht pėr t’u hakmarrė pėr vuajtjen qė i shkaktoj unė dhe pėr tė parandaluar ēka i kėrcėnohen nga unė nė tė ardhmen. Jam pėrpjekur njėherė t’i spjegoj se si mund t’i jepnim fund mbarėsisht kėtij zėmėrimi tė pareshtur, por rjedhimisht u tėrbua nė mėnyrė tė tillė qė pėrpjekjen s’mund ta pėrsėrisja dy herė. Mbetet njė lloj pėrgjegjėsie mbi mua (nėse do tė pretendohej nga dikush) pse gruaja e vogėl ėshtė kaq e huaj dhe pse shkaktoj unė kėtė mardhėnie zėmėrimi ose njėmijėherė ai qė ajo pėrjeton prej meje. Nuk do tė mė lejohej tė isha indiferent nėn vetėdijen qė ajo nėn kėtė zėmėrim vuan dukshėm edhe fizikisht. Mė mbrijnė aty-kėtu gjithnjė e mė shumė lajme qė ajo edhe nė kėtė mėngjez e zbehtė nga pagjumėsia dhe vuajtjet e dhimbjes sė kokės ka qėnė e paaftė pėr punė ; kėshtu ju krijon ajo shqetėsim tė afėrmve. Njerėzit pėrpiqen tė zbulojnė aty-kėtu arėsyen e vėrtetė tė situatės sė saj, por deri tani nuk e kanė gjetur. Vetėm unė e njoh atė. Bashkė me tė vjetrin ėshtė gjithmonė njė zėmėrim i ri. Sigurisht qė nuk kam shqetėsimet e tė afėrmve tė saj. Ajo ėshtė e fortė dhe kokėderre. Kush ėshtė nė gjėndje tė ketė kaq shumė inat ndoshta duhet tė jetė nė gjėndje tė mposhtė dhe pasojat e tij. Madje kam dyshimin qė tė paktėn pjesėrisht ajo vuan vetėm pėr tė drejtuar nė kėtė mėnyrė dyshimin e botės mbi mua. Pėr ta thėnė hapur, tortura qė i shkaktoj unė prej egzistencės time e bėn atė mė krenare. Sikur nė tė kundėrt ajo tė ishte nė gjėndje t’i bėnte keq vetes pėr shkak tim do te vetėpėrbuzej. Vetėm prej neverie merret ajo me mua, prej njė neverie tė pashterėshme, tė kultivuar pėrjetsisht prej saj. Ta flasi kėtė ēėshtje tė fėlliqur para botės do tė qe shumė e turpshme pėr tė. Por edhe tė gjėndesh nėn trysninė e pėrherėshme tė saj dhe tė heshtėsh , ėshtė e tepėrt. Dhe kėshtu pėrpiqet ajo me mprehtėsinė e mendjes sė njė gruaje pėr njė rrugė tė mesme, duke heshtur dhe vetėm nėpėrmjet shėnjave tė jashtėme tė vuajtjes sė saj tė fshehtė kėrkon ajo ta sjellė rastin para gjyqit tė opinionit. Mbase ajo shpreson qė sikur njėherė njerėzit tė drejtojnė vėshtrimin e tyre kritik mbi mua, do tė lindte njė mėri e madhe e pėrgjithshme kundėr meje dhe me mjetet e tyre tė medha e tė fuqishme do t’mė ēonin drejt njė pėrfundimi tėrėsor, shumė mė fort e mė shpejt sesa ėshtė nė gjėndje ta bėjė mėria e saj vetjake relativisht e dobėt ; pastaj do tė largohet duke marrė frymė lirisht dhe duke mė kthyer krahėt. Vėrtet tė jetė kjo shpresa e saj tani, kėshtu e gėnjen ajo veten ?. Por njerėzit nuk do tė jenė kurrė nė funksion tė saj, njerėzit nuk do tė kenė kurrė kaq pafundėsi gjerash pėr tė kundėrshtuar tek unė edhe sikur t’mė studionin kritikushėm me imtėsi. Unė nuk jam njė njeri kaq i kotė siē pretendon ajo. Nuk dua tė mburem tė paktėn lidhur me kėtė ēėshtje por edhe sikur tė mos shquhesha pėr ndonjė dobishmėri tė veēantė nuk do tė shquhesha me siguri pėr tė kundėrtėn. Vetėm pėr tė, vetėm nė sytė e saj gati shkėlqimbardhė jam i tillė. Asnje tjetėr s’do bind ajo pėr kėtė. A mund tė jem nė kėtė situatė plotėsisht i qetė ? Jo, dreqin jo, sepse sikur tė merej vesh qė e ēoj deri nė sėmundje me sjelljen time dhe me ndonjė spiun, pikėrisht nga ata prurėsit e tė rejave, mė tė zellshmit qė tė rinė gjithmonė afėr dhe depėrtojnė me vėshtrim, ose tė paktėn hiqen sikur shohin gjithēka, atėhere bota do mė shtrojė pyetjen : Pėrse unė dreqin me pakorigjushmėrinė time e torturoj tė gjorėn grua dhe nėse nuk synoj ta shpie deri nė vdekje, kur do ta kem mė nė fund arėsyen dhe mėshirėn mė elementare njerėzore pėr t’i lėnė kėto. Nėse bota do t’mė pyeste kėshtu do tė qe e vėshtire t’i pėrgjigjem. Duhet vallė qė pėr ēdo shėnjė tė sėmundjes sė saj, nė tė cilat unė nuk besoj, tė pėrgjigjem.

Megjithė pėrshtypjen e pakėndėshme mė vjen tė ulėrij pėr tu ēliruar nga ky faj e pėr fajėsimet e tjera, tė gjitha tė njė forme tėrėsisht tė pahijėshme. Dhe a do mund ta thosha sheshit qė nėse vet do ta besoja vėrtet njė gjėndje sėmundjeje, nuk do tė kisha as mė tė voglėn mėshirė meqė gruaja pėr mua ėshtė plotėsisht e huaj dhe lidhja mes nesh ėshtė e vendosur vetėm prej saj. Nuk dua tė them qė unė do tė besohesha ; unė as nuk do tė besohesha e as nuk do tė mos besohesha ; askush nuk shkon kaq larg sa tė kuptojė se pėrse bėhet fjalė ; njeriu regjistron vetėm konsideratėn tė cilėn unė qėllimisht i kam dhėnė njė gruaje delikate e tė sėmurė dhe kjo do tė qe pak e leverdisėshme pėr mua. Po ashtu nuk mė vjen pėr shtat paaftėsia e botės pėr tė mos ngritur dyshimin e njė lidhjeje dashurore gjykuar sė jashtmi. Cka s’egziston, po tė egzistonte do tė buronte sė pari prej meje, sepse unė faktikisht jam i prirur tė admiroj forcėn goditėse tė gjykimit tė gruas sė vogėl dhe palodhshmėrinė e pėrfundimeve tė saj, nėse nuk do tė ndėshkohesha gjithnjė prej parapėlqimeve tė saj. Sidoqoftė tek ajo nuk egziston asnjė gjurmė marrėdhėnieje miqėsore karshi meje. Nė kėtė ėshtė ajo e sinqertė dhe e vėrtėtė. Aty mbėshtetej dhe shpresa ime e fundit por as edhe njėherė nuk do tė hynte nė planin e saj tė luftės bėrja e besueshme e njė marrėdhėnie me mua. Ajo do tė haronte tė bėnte diēka tė tillė. Por edhe nė kėtė drejtim njerėzit apatikė do tė mbeten nė njė mendje mė tė dhe do tė vihen kundėr meje. Kėshtu qė gjith’ē’mė mbetet pėr tė bėrė ėshtė qė ndėrkohė, para se ta marrė vesh bota tė ndryshohem qė inatin e gruas sė vogėl tė mund ta zbus disi, se pėr ta mėnjanuar do tė qe e pakonceptueshme. E kam pyetur vehten faktikisht shumė shpesh nėse mė kėnaq gjendja ime aktuale sa tė mos desha ta ndryshoja, nėse nuk do tė qe e mundur tė ndryshoja diēka tek unė dhe nėse nuk do ta bėja kėtė gjė fare. Jo pėr rėndėsinė e ndryshimit tim nė vetvehte, se pėr tė nuk jam i bindur por vetėm pėr tė qetėsuar gruan. Dhe jam pėrpjekur sinqerisht, jo pa mund dhe pėrkushtim, madje mė pėlqente, gati mė argėtonte, derisa ca ndryshime u shfaqėn; ishin deri diku tė dukshėm. Nuk mu desh ta bėja gruan tė vėmėndshme pėr kėtė, pasi ajo i vė re kėto lloj gjėrash mė shpejt se sa une. Ajo kupton deri shprehjen e synimit nė qėnien time. Por asnjė sukses nuk qe i thėnė pėr mua. Si ėshtė e mundur vallė ? Pakėnaqėsia e saj me mua, ėshtė e rrėnjosur, asgjė s’mund ta menjanojė atė, as mėnjanimi i vetes sime.Shpėrthimi i zėmėrimit te saj lidhur me lajmin e vetvrasjes sime do tė qe i papėrmbajtshėm. S’mund ta imagjinoj se si kjo grua mėndjehollė nuk e sheh kėtė gjė si unė dhe pikėrisht dėshpėrimi i pėrpjekjeve tė saj si dhe pafajsia ime mė bėjnė tė paaftė qė, me dashamirėsinė mė tė madhe ti pėrgjigjesha pretendimeve tė saj. Me siguri e kupton ajo kėtė, por natyra luftarake qė e karakterizon e ēon ta harrojė nė pasionin e luftės dhe lloji im fatkeq, tė cilin s’mund ta zgjedh ndryshe sepse mė ėshtė dhėnė njė herė e pėrgjithmonė qėndron tek dėshira e pėshpėritjes nė vesh tė njė paralajmėrimi njė tė shkalluari. Nė kėtė mėnyrė nuk do tė kuptohemi kurrė ne tė dy. Gjithnjė do tė dal nga shtėpia nė mbarėsinė e orėve tė para tė mėngjesit dhe pėr kėnaqėsinė time do tė shoh fytyrėn e zymtė, buzėt e shtrėmbėruara e tė rudhura, vėshtrimin testues, atė qė e di rezultatin qė para provimit, qė lėshohet mbi mua dhe qė shpejtėsisė sė saj si shpėton dot asgjė, buzėqeshjen e hidhur tė shfaqur nė vrimėn qė krijon mbi faqen vajzėrore, vėshtrimin vajtues drejt qiellit , vendosjen e duarve mbi ijet pėr tė forcuar qėndrimin dhe pastaj zbehjen dhe dridhjet nga revolta. Mė nė fund pėr herė tė parė, ashtu siē jam i habitur para kėtij rasti, i bėra njė shoku disa aluzione mbi kėtė ēėshtje duke e shprehur kuptimin e sė tėrės kalimthi, thjesht, me pak fjalė, aq sa ē’ėshtė pėr mua e vėrteta e vogėl nga jashtė, po aq duke u futur pak nėn tė. Ēuditurisht shoku ma vuri veshin i palėvizshėm dhe kėmbėngulės. Megjithatė mė e ēuditshme qe, qė ai nė pikėn vendimtare i nenvlerėsoi gjėrat, megjithatė mė drejtoi me tė vertetė pėr t’i dhėnė rrugė disi. Ēdo kėshillė ėshtė e vlefshme. Gjėrat janė aq tė qarta, gjithkush mund tė depėrtojė nė to nėse hyn nė to. Po edhe krejt tė thjeshta nuk janė, nėse qė tė regullohej ēdo gjė, mė e mira do tė ishte tė largohesha. Nė tė kundėrt do tė mė duhej tė ruhesha, nėse nė tė vėrtetė do tė mė duhej tė ndiqja njė plan. Dhe doemos atė tė ruajtjes sė gjėrave nė gjėndjen e deritanishme, nė atė tė ngushtėn, akoma nė kufijtė e padepėrtushėm nga bota e jashtme. Me njė fjalė tė ri urtė kėtu ku jam dhe tė mos bėj asnjė ndryshim tė dukshėm, ku hyn edhe i mos foluri me kėrkėnd. E gjithė kjo jo pėr arėsye se kushedi se ēe fshehtė e rezikshme ėshtė, por sepse duhet tė mbetet njė ēėshtje e vogėl, qė duhet trajtuar terėsisht personale, nė ēdo rast e mbartshme kollaj, dhe e tillė duhet tė mbetet. Nė kėtė pikė nuk qenė vėrejtjet e shokut pa asnjė leverdi. Ato nuk mė mėsuan ndonjė tė re por mė pėrforcuan pikpamjen.

Siē duket nė pėrgjithėsi nė pėrsiatje mė tė sakta, ato ndryshime qė duket sikur ka pėsuar situata me kalimin e kohės nuk janė ndryshime tė vet asaj, por vetėm avancimi i kėndvėshtrimit tim ndaj saj. Nė kėtė drejtim kur ky kėndvėshtrim bėhet herė mė i qetė dhe mė mashkullor tek i afrohet thelbit, sigurisht edhe nėn ndikimin e pakapėrcyeshėm tė tronditjeve tė vazhdueshme, tė cilat s’janė aspak tė lehta, nuk i shpėtoj dot nervozizmit. Mė me qetėsi i qėndroj ēėshtjes kundruall, ku edhe besoj se e di qė aq saē duket ndonjėherė pranė vendimi, po aq nuk do tė vijė. Njeriu ėshtė i prirur kollaj sidomos nė vitet e rinisė qė kohen kur vijnė vendimet ta mbivlerėsojė. Sikur vetėm njėherė gjykatsja ime e vogėl e zbutur prej vėshtrimit tim, e zhytur nė cep tė kolltukut, tek mbahet fort me njerėn dorė pas mbėshtetėses dhe me tjetrėn tek merret me mbėrthyesen e korsesė, me lotėt qė i rjedhin faqeve prej inatit e dėshpėrimit, sikur njėherė tė qe kėshtu, mendoja unė gjithnjė : ja ku ėshtė vendimi dhe do ta kisha thirrur t’mė pėrgjigjej . Por asnjė vendim, asnjė pėrgjegjėsi ; grave u bėhet kollaj padrejtėsi ; njerėzit nuk kanė kohė tė kenė vėmėndje pėr ēdo rast. Dhe ē’ka ngjarė vėrtet nė gjith’ kėto vite ? Asgjė e re, pėrveēse pėrsėritjes sė kėtyre ngjarjeve, njėherė mė fortė, njėherė mė butė dhe tani numuri i tyre ėshtė mė i larte. Njerėzit sorollaten nė afėrsi dhe do tė ndėrhynin me kėnaqėsi po tė gjenin mundėsinė, por nuk gjejnė asnjė. Deri tani i besojnė vetėm nuhatjes sė tyre, kjo mjafton pėr tė okupuar tė zotin e tyre mė sė miri, por nė anėn tjetėr nuk ka vlerė. Kėshtu ka qėnė gjithnjė nė tė vėrtetė, gjithnjė ka patur nga ata njerėz tė pafrutshėm qė qėndrojnė pas dere dhe qė egzistenca e qenies sė tyre reduktohet vetėm nė frymėmarrje. Afėrsia e tė cilėve kurdoherė nė njė mėnyrė super tė mprehtė justifikohet me farefisni. Gjithnjė kanė qėnė nė vėzhgim, gjithnjė tė nuhaturit u ka plasur shpirtin, por rezultati i tė gjithė kėsaj ėshtė qė ata gjėnden ende pranė.

I gjithė ndryshimi qėndron qė unė gradualisht i kam njohur , arij tė dalloj fytyrat e tyre. Mė parė besoja se do tė kenė ardhur sė bashku nga ana e anės, duke ritur kėshtu pėrmasat e rėndėsisė qė do tė detyronin vetvetiu vendimin. Sot besoj qė gjithēka qė ndodhet kėtu ka egzistuar prej kohėsh dhe ka tė bėjė sadopak me shfaqien e vendimit.

Dhe vet vendimi,-pėrse e quaj vallė me njė fjalė kaq tė madhe? Por njė herė, me siguri jo nesėr, as pasnesėr dhe mbase kurrė nuk do tė shkohej aty, qė njerėzit tė merren me ketė ēėshtje, pėr tė cilėn siē e kam pėrsėritur gjithnjė nuk jam pėrgjegjės, ndryshe nuk do tė dilja i padėmtuar nga kėto mėnyra veprimi. Nga ana tjetėr do tė merej parasysh qė unė nuk jam i panjohur pėr opinionin, se prej vitesh jetoj nė sytė e tyre si njeri i besueshėm qė e ka fituar atė. Por kjo grua e vogėl dhe e vuajtur e shfaqur mė vonė ka mundur t’i shtojė njė lulkė tė shėmtuar diplomės sime, tė njėjtės ku opinioni mė cilėson si pjestar tė denjė tė tij. Kjo ėshtė gjendja e deritanishme e gjerave, qė mė prish krejt qetėsinė. Fakti qė unė kėto vitet e fundit jam bėrė pak mė i shqetėsuar nuk ka tė bėjė fare me kuptimin e mirrėfilltė tė ēėshtjes. Si mund tė mėrzisėsh vazhdimisht dikė, sidomos kur s’e ke tė qartė shkakun. Njeriut i humbet qetėsia deri diku dhe fizikisht nė mezipritjen e vendimit edhe kur nuk beson tek ai. Nė fakt pjesėrisht ka tė bėjė edhe me njė dukuri tė pleqėrisė. Rinia ėshtė e ēpenguar. Sikur njė i ri tė ketė njė vėshtrim disi tė pabesė nuk do tė merrej pėr keq, por nė pleqėri gjithkush e di qė ėshtė mbetje e askush nuk do tė rinohet. Gjithkush qėndron nėn vrojtim dhe vėshtrimi i pabesė i njė burri plak ėshtė shumė qartė njė vėshtrim i pabesė dhe nuk ėshtė vėshtirė ta imagjinosh. Por dhe kėtu nuk ka njė keqėsim konkret.

Nisur nga aparenca , prej nga nis edhe gjykimi im, aty ku edhe do tė mbetem,sikur tė mund tė mbaja lehtėsisht tė mbuluar me dorė kėtė ēėshtje tė vogėl pa u shqetėsuar nga njerėzit, do tė mund ta ēoja pėrpara jetėn time tė deritanishme edhe pėr shumė kohė, megjithė tėrbimin e gruas.

Perktheu nga gjermanishtja : VALBONA HOXHA

Titulli i origjinalit: Eine Kleine Frau

Marre nga: Sämtliche Erzählungen

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.