|
Autobiografi
Kam lindur nė 9 shkurt 1951 nė Vlorė ( gjithmonė jetuar nė Tiranė)
prej dy prindėrve ish partizanė e idealistė komunistė . Deri
nė pension u morėn me punė partie. Jam fėmija e dytė me vėllain 3
vjet mė tė madh oficer madhor artilerie dhe motrėn njė vit mė tė
vogėl studjuar pėr frėngjisht. Tė dy u shuan nga jeta rreth 40
vjeē. Gjyshi prej babait minatori i Selenicės Sotir Shella ka
shoqėruar Ismail Qemalin nė Vlorė nė 28 nėntor 1912 pėr shpalljen e
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Dy nga katėr fėmijėt e tij luftuan pėr
ēlirimin nazifashist. Gjyshi nga nėna Mihal Greku ishte Ikonom i
kishės ortodokse autoqefale tė rrethit tė Vlorės. Pėrgjatė luftės
ishte kryetar i kėshillit nacional-ēlirimtar tė fshatit Aliban
(Novoselė). Shtėpia e tij u bė bazė e rėndėsishme partizane e kėshtu
vazhdoi pėr autoritetet e larta tė pushtetit popullor, megjithėse
gjyshi ishte i hapur kundėr kolektivizimit e natyrisht kundėr
ndalimit tė aplikimit tė fesė. Unė qė nė kopėsht e deri nė
gjimnaz shquhem padashur si individualitet: nga mė tė dalluarat me
fotografi nė qėndėr tė qytetit tė Tiranės, si dhe e zgjedhur pėr dy
vjet komandante ēete (e tė gjithė nxėnėsve tė shkollės Emin
Duraku) edhe pse njė vit mė poshtė nga viti i fundit. Kjo pa
dėshirėn time , ndaj kryeja detyrat duke ja lėnė pėr demostrim
publik zėvėndės komandantit. Si pionere ēdo 1 Maj do tė zgjidhesha
pėr tju dhuruar lule nė tribunė antarėve tė byrosė politike.
Gjimnazin e kam kryer tek Petro Nini Luarasi ku timiditeti social
u shtua prej frekuentimit tė shokėve tė rinj. Si mė e ritur kisha
forcė tė mos pranoja asnjė zgjedhje nė organet rinore sado
elementare, pėr tė mos u dalluar nga tė tjerėt. Nė moshėn 16-17 vjeē
njihem me Sokolin, djalin e E.Hoxhės. Sqima reciproke pėr vite me
radhė mė ēon nė 31 dhjetor 1967 tė takoj pėr herė tė parė
Enver Hoxhėn nė shtėpinė e tij. Kėshtu do tė vazhdonte pėr mua ēdo
vit i ri me Sokolin.
Sėrish nė gjimnaz shquhem si individualitet por jo
sistematike nė studime. Prirja ime natyrale ishte letėrsia, ēka e
injorova dhe bėra zgjedhjen e gabuar pėr degėn fizikė bėrdhamore.
Degė tė cilėn ma ndėrpret nė mes Nexhmije Hoxha, duke mė kanalizuar
nė fizikė tė pėrgjithėshme me destinacion mėsuesinė. Interesi im pėr
studimet e larta bie. Tė dy 23 vjeēare Sokoli e unė martohemi nė 24
mars 1974 pasi mbaruam studimet. Ndėrkaq pėr tre vjet kthehem tek
P.N.Luarasi tashmė si mėsuese. Mėsuesinė e dashuroja dhe
pėrkushtimi ndaj nxėnėsve mė bėnte shumė mirė. Pas tre vjetėsh mė
zgjedhin pėr tu organizuar nė PPSH. Ndėrkaq lind Valbona me Shpatin.
Nexhmije Hoxha mė ndalon ti kthehem mėsuesisė ēka mė lėndoi shumė.
Pėr njė vit punova pa dėshirė si fizikante nė ndėrmarjen
gjeofizike, ku sillet njė burim neutronik. Arėsye kjo pėr tė mė
larguar sėrish kėtė radhė pėr siguri ndaj E.Hoxhės. Duke njojtur
dhuntitė e mia edhe pėr tė shkruar caktohem kryeredaktore e
revistės Shkenca dhe Jeta pranė K.Q. Rinisė, ku punoj me kėnaqėsi
pėr 7 vjet. Atje bashkėpunoj me akademikė tė shquar tė cilėve ju
atribuoj ritjen e nivelit tim intelektual. Ofertat pėr pozicione tė
larta partiake apo shtetėrore nuk mungojnė qė nga E.Hoxha, nga
K.Q.Rinisė etj. Pėr ēka unė jap pėrgjigje negative. Nė 83 filloj
punė si nėndrejtore nė Agjensine Telegrafike Shqiptare ēka e pranova
me kėnaqėsi se mbetesha nė terenin tim por shtoja ritmin e punės sė
pėrditshme. Puna nė ATSH, tė jetuarit pranė Enver Hoxhės pse jo dhe
studimet pėr shkencat egzakte profilizuan sensitivitetin tim natyral
edhe pėr politikė. Gjė qė nuk mė ka joshur kurrė, por pata intuitėn
e domozdoshmėrisė pėr ta ndjekur.
Nė 1989, pas rėnies sė murit tė Berlinit jap dorėheqjen edhe si
nėndrejtore edhe si sekretare e organizatės bazė tė Agjensisė
Telegrafike. Kjo e fundit absolutisht nuk pranohet nga vete
organizata bazė. Tashmė isha nje redaktore e thjeshtė qė pėrktheja
lajmet shkencore dhe sekretare e organizatės bazė ku refuzoja hapur
tė trajtoja ēdo orientim tė Ramiz Alisė. Natyrisht kjo smund tė
vazhdonte veē deri nė 90 kur do tė mė nxirrnin nė pension politik
nė moshėn 39 vjeē.
Nė dhjetor tė 2000 kėrkoj azil politik nė Kanada, pėr atentate dhe
kėrcėnime tė hapura pse akuzoja me kohė (vetėm nė rreth tė mbyllur)
Ramiz Alinė pėr manipulime politike e pėr shėndetin e E.Hoxhės. Nga
zhvillimet nė Kanada kuptoj qė ishte pikėrisht interesi i tij e
ēfarė pėrfshinte e pėrfaqėsonte ai qė unė tė mbetesha nė Kanada.
Ndaj braktis gjithēka e ndėrgjegjėshme qė duhet tė pėrballesha me
cilindo, sy pėr sy nė Shqipėri. Fatkeqėsisht objekti i akuzės (pėr
vetė qėndrimet e saj) do tė behej edhe Nexhmije Hoxha. Qė nga 2002 e
kėtej kam bėrė zbėrdhimin analitik nė publik me temė tė
pėrgjithėshme :
Privatizimi i komunizmit prej Ramiz Alisė ēka e kam quajtur pluRamizėm
(me bazė pushtetin e nėndheshėm antishqiptar sllavo grek sė paku nga
70 e kėtej) lidh njė kontratė 2004 deri nė 2007 tek Panorama. Pas
njė viti pezulloj kontratėn jo vetėm pėr ēensurė por pėr qėllime
manipulimi ndaj familjes time pėr tu shitur e kontrolluar nga
falangat e R.Alisė. Censura e intrigat edhe mediatike pėr tė mė
paralizuar deri nė vdekje civile, kanė qėnė pafund dhe vazhdojnė
deri sot. Por une ja ku jam. Sot analiste e pavarur , vlerėsuar nga
GOOGLE si autori shqiptar mė i klikuar. Kjo faqe ne internet ėshtė
nė falenderim pėr tė gjithė opinionin publik shqiptar kudo qė
ndodhen. Pėr tė mė gjetur pa pengesa politiko mediatike. Falenderim
pėr vėmėndjen qė mė kanė kushtuar sė ndėrgjegjsuari tashmė, qė
sėbashku duke njohur tė vėrtetėn, do tė jemi dhe forcė vullneti
mbarė shqiptar ndaj politikės.
|